Punonjës në Depo (2 Pozita)
Lokacioni i punës është në Shkabaj, Obiliq.
Detyrat kryesore:
- Marrja, verifikimi dhe vendosja e mallrave në depo.
- Ngarkimi dhe shkarkimi i produkteve, si edhe evidentimi i tyre në depo.
- Pranimi i porosive dhe përgatitja e tyre për procedim.
- Bërja gati e mallrave për dalje nga depoja dhe koordinimi i liferimit.
- Administrimi i mallrave të importuara duke kontrolluar gjendjen fizike dhe sasinë e tyre.
- Kryerja e kontrollit dhe inventarizimit periodik të mallrave në depo.
- Mbajtja e rregullit dhe kujdesi për mirëmbajtjen e hapësirës së punës.
- Zbatimi i detyrave të tjera që caktohen nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë dhe që lidhen me këtë pozitë.
Kualifikimet:
- Gatishmëri për bashkëpunim në ekip dhe punë në një mjedis me ritëm dinamik.
- Njohuri themelore për përdorimin e kompjuterit.
- Seriozitet në angazhim dhe përkushtim ndaj synimeve të kompanisë.
- Qasje profesionale, disiplinë dhe organizim gjatë punës.
- Përvoja në role të ngjashme konsiderohet avantazh.