• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Recruit Albania Group

Operatore e Shitjeve Shqip/ Greqisht

Recruit Albania Group
Apliko
ShitjeTiranë1 javë më parëFull Time

Përshkrimi

Pozita: Operatore e Shitjeve në Gjuhën Shqipe & Greke

Kompania po kërkon një Operatore të Shitjeve që zotëron gjuhën Shqipe dhe Greke, me përgjegjësi kryesore zgjerimin e portofolit të klientëve dhe promovimin e shërbimeve të saj në tregun përkatës. Personi i përzgjedhur do të ketë rol të rëndësishëm në gjetjen e mundësive të reja për biznes, krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe përmbushjen e objektivave të shitjes.

Detyrat

  • Të hulumtojë dhe të vendosë kontakt me biznese potenciale në tregun Shqiptar dhe Grek.
  • Të prezantojë në mënyrë profesionale shërbimet e kompanisë për punësimin e stafit të huaj.
  • Të krijojë dhe të ruajë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët.
  • Të negociojë marrëveshje dhe të përmbyllë kontrata.
  • Të ndjekë klientët në mënyrë aktive për të siguruar kënaqësi dhe bashkëpunim afatgjatë.
  • Të analizojë tregun dhe të vëzhgojë konkurrencën.
  • Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin e rekrutimit për përmbushjen e kërkesave të klientëve.
  • Të administrojë të gjithë procesin e shitjes, nga kontakti i parë deri te mbyllja me sukses.
  • Të raportojë rregullisht mbi performancën dhe rezultatet në shitje.
  • Të arrijë dhe të tejkalojë objektivat mujore dhe vjetore.

Kualifikimet

  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Shqipe dhe Greke janë të detyrueshme.
  • Kandidatët mund të aplikojnë edhe me ose pa përvojë pune.
  • Të ketë aftësi shumë të mira në komunikim dhe negocim.
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.
  • Të jetë në gjendje të punojë si në mënyrë të pavarur, ashtu edhe në ekip.
  • Të ketë orientim të fortë ndaj rezultateve dhe klientit.
  • Të zotërojë aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës.

Cilësi Personale:

  • Të jetë proaktive dhe e fokusuar te objektivat.
  • Të jetë e motivuar dhe me energji pozitive.
  • Të tregojë besueshmëri dhe integritet profesional.
  • Të ketë aftësi për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata.