Përshkrimi i Pozicionit:
Kompania jonë është në kërkim të një Operator të Shitjeve që flet gjuhën Shqipe & Greke, i cili do të jetë përgjegjës për zgjerimin e portofolit të klientëve dhe promovimin e shërbimeve tona në tregun perkates. Kandidati ideal do të luajë një rol kyç në identifikimin e mundësive të reja të biznesit, ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe realizimin e objektivave të shitjeve
Detyrat
- Identifikimi dhe kontaktimi i bizneseve potenciale në tregun Shqiptar dhe Grek.
- Prezantimi profesional i shërbimeve tona për punësimin e stafit të huaj.
- Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve të forta me klientët.
- Negocimi i marrëveshjeve dhe finalizimi i kontratave.
- Ndjekja aktive e klientëve për të siguruar kënaqësi dhe bashkëpunim afatgjatë.
- Analizimi i tregut dhe monitorimi i konkurrencës.
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e rekrutimit për plotësimin e kërkesave të klientëve.
- Menaxhimi i procesit të shitjes nga kontakti fillestar deri në përfundimin e suksesshëm.
- Raportimi periodik i performancës dhe rezultateve të shitjeve.
- Arritja dhe tejkalimi i objektivave mujore dhe vjetore.
Kualifikimet
- Njohje shumë e mirë e gjuhës Shqipe dhe Greke (e detyrueshme)
- Eksperiencë në shitje ose zhvillim biznesi (preferohet)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi
- Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Orientim i fortë drejt rezultateve dhe klientit
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
Cilësi Personale:
- Proaktiv dhe i orientuar drejt objektivave .
- I motivuar dhe me energji pozitive.
- I besueshëm dhe me integritet profesional.
- I aftë për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata.