Përshkrimi:
Ky rol është përgjegjës për ofrimin e një shërbimi të kualifikuar cash dhe jo cash në përputhje me standartet e përcaktuara të Bankës, duke identifikuar, analizuar dhe trajtuar me profesionalizëm nevojat e klientëve për t’i konvertuar ato në shitje dhe arritje të objektivave të vendosura nga menaxherët.
Detyrat:
- Të jetë njohës i mirë i produkteve të katalogut që ofron banka dhe ti përshtatë ato sipas nevojave të klientëve.
- Të kryejë transaksionet cash për të gjithë segmentet e klientëve.
- Të diskutojë dhe pranojë aplikime për Çelje Llogarie, Paketa, Pagesa, Direct Debit, Pagesa Periodike, Çeku, Bono Thesari, Karta Debiti, RON, Depozita, Produkte Sigurimi, Plane Investimi etj., dhe sigurohet që të gjitha të dhënat e marra nga klientet janë në përputhshmëri me politikat dhe direktivat e bankës.
- Të kryejë në sistemet/aplikacionet e bankës veprimet jo cash duke aplikuar të gjitha procedurat operacionale të bankës që lidhen me detyrën e saj/tij.
- Të proçesojë vlerat monetare në përputhje me proceduren e Bankës së Shqipërisë dhe procedurave të RBAL.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Administrim, Finance, Marketing.
- Aftësi shumë të mira komunikuese.
- Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
- Aftësi për t'u adaptuar shpejt ndaj ndryshimeve.
- Aftësi të mira analitike.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.
- Raiffeisen Bank dëshiron të vërë në vëmendjen e kandidatëve të interesuar se çdo informacion që do të paraqesin lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
- Gjithashtu, me dhënien e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të të dhënave personale të tij nga ana e Raiffeisen Bank vetëm për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai ka deklaruar vullnetarisht këto të dhëna.