Përshkrimi
Ky rol ofron shërbim me cilësi të lartë sipas standardeve dhe procedurave të Bankës, duke kuptuar, vlerësuar dhe adresuar nevojat e klientëve në mënyrë profesionale për t’i kthyer ato në mundësi shitjeje dhe për të arritur objektivat e caktuara. Vëmendja kryesore duhet të mbetet te prioritetet e bankës dhe te krijimi i një eksperience sa më të mirë për klientin.
Detyrat
- Prezanton produktet, diskuton me klientët dhe administron aplikimet për to, përfshirë Overdraft, Kredi Personale, Kredi me Cash Kolateral, Kredi konsumatore me hipotekë, Kredi për shtëpi, Karta krediti dhe produkte të tjera, duke ndjekur standardin e shitjes në RBAL. Kujdeset që i gjithë dokumentacioni i huadhënies të plotësohet saktë dhe në përputhje me rregullat; dosja e kredisë duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe të dhënat të hidhen siç duhet në sistemin e kredisë së bankës.
- Kryen përpunimin në sistemet dhe aplikacionet e bankës për shërbime dhe produkte të tjera të katalogut, si debit cards, digital banking dhe të ngjashme.
- Duhet të ketë njohuri të plota për të gjitha produktet që banka ofron në katalog dhe t’i përshtasë ato sipas kërkesave të klientëve.
- Mban përditësim të vazhdueshëm mbi ndryshimet më të fundit të produkteve të bankës dhe procedurat që lidhen me to.
- I kushton vëmendje maksimale prioriteteve të bankës, duke përfshirë dixhitalizimin, multiskilling dhe iniciativa të tjera.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Finance, Administrim Biznesi, Marketing.
- Aftësi shumë të mira në komunikim.
- Aftësi shumë të mira për bashkëpunim në grup.
- Aftësi për t’u përshtatur shpejt me ndryshimet.
- Aftësi të mira analiktike.
- Gatishmëri për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.