Përshkrimi
Ky pozicion ka si objektiv identifikimin e klientëve potencialë dhe referimin me sukses të produkteve bankare, si Kredi personale, Overdraft, Karta Krediti dhe produkte të tjera të bankës.
Agjenti i Shitjeve Direkte siguron mbështetje të qëndrueshme për shitjet ndaj degëve dhe kontribuon në ruajtjen e marrëdhënieve të mira me institucione të ndryshme.
Detyrat
- Harton dhe koordinon aktivitetet e shitjes me synim arritjen e rezultateve sa më të larta individuale.
- Ndërton marrëdhënie shumë të mira me degët përkatëse dhe i mirëmban ato, në mënyrë që puna të zhvillohet më lehtë dhe rezultatet të jenë sa më të mira.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Administrim, Financë ose Marketing.
- Përvojë e mëparshme pune në fushën e shitjeve.
- Aftësi për bashkëpunim në ekip dhe për të siguruar mbështetjen e kolegëve.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe prezantim, si edhe aftësi të forta në raportim.
- Gatishmëri për të udhëtuar për nevoja biznesi.