Titulli i punës: Agjent i Shitjeve Direkte
Përshkrimi:
- Ky rol është i dedikuar të gjejë dhe të referojë me sukses produktet bankare si kredi personale, overdraft, karta krediti (ose produkte të tjera të bankës) tek klientët potencial për bankën tonë.
- Agjenti i Shitjeve Direkte garanton krijimin e mbështetjes së fortë të shitjeve për degët dhe gjithashtu i ndihmon ato të mbajnë marrëdhënie të mira me institucione të ndryshme.
Detyrat:
- Planifikon dhe organizon aktivitetet e shitjeve për të arritur rezultatet më të larta të shitjeve individuale.
- Krijim i raporteve shumë të mira dhe ruajtja e marrëdhënieve me degët kur ndahet, për të lehtësuar punën dhe për të maksimizuar rezultatet.
Kualifikimet:
- Diplomë Bachelor në Administrim, Finance, Marketing
- Eksperiencë pune të mëparshme në shitje
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të mbledhur mbështetjen e kolegëve
- Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese, aftësi të forta raportuese
- Të gatshëm për të udhëtuar për qëllime biznesi.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur për fazën e intervistimit do të kontaktohen.
- Raiffeisen Bank dëshiron të vërë në vëmendjen e kandidatëve të interesuar se çdo informacion që do të paraqesin lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standardeve më të larta në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Gjithashtu, me dhënien e këtij informacioni, kandidati i interesuar deklaron dhe jep miratimin e tij për procesimin e mëtejshëm të të dhënave personale të tij nga ana e Raiffeisen Bank vetëm për përdorim të brendshëm të Bankës dhe vetëm për qëllimin për të cilin ai ka deklaruar vullnetarisht këto të dhëna.