SHITËSE / AGJENTE E SHITJES (F)
Kompania QUA FIX, e angazhuar në prodhimin e ujit natyral të ambalazhuar, është në kërkim të kandidateve energjike dhe profesionale për pozitën e mëposhtme.
- Agjente e Shitjes Ambulative (F)
Agjente/Shitëse ambulative për rajonin: Prishtinë, Podujevë, Mitrovicë, Leposaviq, Zubinpotok, Zveçan etj.
Detyrat kryesore:
- Zbaton planet e përcaktuara të shitjes.
- Realizon vizita të vazhdueshme te klientët.
- Gjen dhe evidenton klientë të rinj potencialë.
- Bashkërendon pagesat në bashkëpunim me menaxhmentin.
- Ruajnë marrëdhënie profesionale dhe të qëndrueshme me klientët.
Kualifikimet:
- Kërkohet së paku 1 vit përvojë në fushën e shitjes.
- Nevojitet patentë shoferi e kategorisë B.
- Duhet të ketë shkathtësi të mira komunikimi dhe negocimi.
QUA FIX SH.P.K. – Ujë natyral nga Kamenica, Kosovë.