Asistente/Recepsioniste
Bëhuni pjesë e ekipit të Qendrës Estetike Dermedis.
Detyrat e punës
- Mirëpret klientët në qendër.
- Organizon dhe administron terminet.
- Ofron ndihmë gjatë procedurave të depilimit me laser.
- Mbështet trajtimet estetike.
- Asiston mjekun gjatë procedurave.
- Kujdeset për rregullin dhe mirëmbajtjen e ambientit të punës.
Kualifikimet
- Aftësi të mira komunikuese dhe paraqitje profesionale.
- Njohuri themelore në përdorimin e kompjuterit.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Ndjenjë përgjegjësie dhe aftësi për të punuar në ekip.
- Përvoja e mëparshme vlerësohet, por nuk është kusht i domosdoshëm.