Institucioni: Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës
Titulli i vendit të punës: Një (1) Udhëheqës/e i/e Sektorit për Buxhet dhe Financa
Kategoria funksionale: Drejtues i Ulët
Sektori: Buxhet dhe Financa
Lloji i kontratës: Me mandat 4 vjeçar
Raporton: Drejtorit të Përgjithshëm
Koeficienti: 7.35 (8.35 sipas rritjes buxhetore 2025)
Grada: 110
Qëllimi i vendit të punës: Menaxhimi i buxhetit dhe financave për të gjitha njësitë organizative të institucionit.
Detyrat kryesore:
- Udhëheq punën e sektorit për buxhet dhe financa, duke caktuar objektivat dhe hartuar planin e punës për përmbushjen e tyre.
- Menaxhon stafin e sektorit dhe organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit.
- Siguron që organizimi buxhetor të respektojë qarkoret dhe udhëzimet lidhur me hartimin dhe ekzekutimin e buxhetit.
- Koordinon dhe përgatit procesin e planifikimit buxhetor në përputhje me objektivat e QS dhe qarkoret e aplikueshme, si dhe kryen regjistrimin e kërkesave buxhetore në nivelin përkatës.
- Kontrollon dhe harmonizon buxhetin e QS me buxhetin e aprovuar dhe të rishikuar.
- Harton kërkesa për rishikim të buxhetit, bazuar në kërkesat e njësive shpenzuese për ridestinim të mjeteve ndër kategori ekonomike.
- Analizon shpenzimet e buxhetit të të gjitha njësive shpenzuese brenda QS.
- Ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me mungesat buxhetore dhe kërkesat për shtesë buxhetore.
- Informon njësitë shpenzuese mbi nivelin e shpenzimeve dhe masat e nevojshme për ekzekutimin e buxhetit, në përputhje me rregullat për menaxhimin e financave publike.
- Përgatit raporte dhe konsolidon pasqyrat financiare.
Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë (sipas nenit 9 të LZP-së):
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
- Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i/e aftë për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i/e dënuar për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rënda në institucion publik;
- Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës;
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara me ligj.
Kërkesat e përgjithshme formale:
- Arsimi i kërkuar: Diplomë/e e arsimit të lartë të nivelit të parë (Bachelor) në fushat: Ekonomi, Financa ose Kontabilitet.
- Diplomuarit jashtë vendit duhet të kenë nostrifikuar diplomën nga MASHT-i.
- Përvoja e punës e kërkuar: së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale.
Njohuri, aftësi dhe cilësi të kërkuara në procedurën e rekrutimit:
- Njohuri të gjera e të thella të politikave, legjislacionit dhe procedurave sipas veprimtarisë që mbulon sektori;
- Aftësi organizative dhe drejtuesare për të menaxhuar njësinë organizative;
- Aftësi për të përshkatur prioritetet dhe për të zgjidhur probleme analitike;
- Aftësi komunikimi dhe ndikimi personal, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie besimi me eprorin dhe stafit që e menaxhon;
- Aftësi për të motivuar staf dhe për të menaxhuar me sukses një sërë projektesh të sektor/departamenti.
Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dorëzimit të tyre:
- Kopje e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës;
- Kopje e diplomës së kërkuar, e noterizuar; në rast të diplomës të fituar jashtë vendit, dokumentet që dëshmojnë nostrifikimin e diplomës;
- Kopje e dëshmive të punës (vërtetime/kontrata) që provojnë përvojën e punës profesionale;
- Dëshmi për pagat/pasqyrat e pagesave dhe dokumente të tjera që vërtetojnë përvojën profesionale, sipas nevojës;
- Dëshmi të trajnimeve profesionale ose certifikata të tjera relevante;
- Kopje të dokumenteve tjera që provojnë përmbushjen e kushteve të konkursit të specifikuara në shpallje.
Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit:
- Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
- Dëshmi se kandidati është i/e aftë në pikëpamje shëndetësore;
- Dëshmi përkatëse që kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
Informacione plotësuese:
- Konkursi është i hapur 30 ditë nga data e publikimit në Sistemin HRMIS dhe në faqen e Qendrës së Studentëve.
- Aplikacionet e dorëguara pas datës së fundit nuk do të pranohen.
- Aplikacionet e paplotësuara mund të refuzohen.