Përshkrimi
Pune e Re po zgjeron ekipin dhe kërkon një Specialist/e të Burimeve Njerëzore të motivuar dhe profesionist/e për të menaxhuar proceset HR.
Detyrat
- Publikon njoftime pune dhe menaxhon aplikimet
- Pasuron dhe mirëmban databazën e agjencisë me të dhëna të përditësuara të kandidatëve
- Administron dhe përditëson të dhënat e klientëve dhe kompanive partnere
- Ndërton dhe mirëmban databazën e kandidatëve
- Harton kalendarin e intervistave dhe organizon oraret
- Koordinon intervistat mes kandidatëve dhe punëdhënësve
- Ndjek procesin e punësimit deri në finalizim
- Harton raporte mbi aktivitetin e rekrutimit
Kualifikimet
- Diplomë universitare (preferohet në Burime Njerëzore, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme)
- Përvojë e mëparshme në rekrutim ose shitje (avantazh)
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip
- Njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit
- Njohuri të gjuhës angleze nivel professional.
Nëse jeni gati të ndikoni pozitivisht në kulturën e punës dhe të drejtoni inovacionet në menaxhimin e burimeve njerëzore, kompania ju ofron një mjedis ideal për të arritur aspiratat tuaja profesionale.