Përshkrimi
Pune e Re kërkon të punësojë Inxhinier Strukturash Junior.
Detyrat
- Asiston në leximin dhe interpretimin e projekteve strukturore
- Mbështet ekipin në ndërtimin dhe përshtatjen e projekteve sipas kërkesave të klientit
- Ndjek proceset e prodhimit të strukturave metalike dhe konteinerëve modularë
- Kontrollon përputhshmërinë e punimeve me projektet dhe standardet teknike
- Ndihmon në përgatitjen e raporteve dhe dokumentacionit teknik
- Bashkëpunon me ekipin për zgjidhjen e problematikave teknike gjatë proceseve
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha të ngjashme
- 0–2 vite eksperiencë pune (edhe praktikat konsiderohen avantazh)
- Aftësi të mira organizative dhe korrektësi në punë
- Aftësi për të punuar në grup dhe për të komunikuar në mënyrë efektive
- Gatishmëri për zhvillim profesional dhe mësim të vazhdueshëm
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (minimum B2)
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve: Excel, AutoCAD dhe Word
Kushtet e punës:
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Projekte reale dhe sfiduese në fushën e strukturave metalike
- Mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme
Paga bruto: 100,396 Lekë
Orari: 08:00 - 16:30
Vendndodhja: Vorë