Pune e Re po kërkon një Inxhinier Mekanik të kualifikuar për t’iu bashkuar ekipit në projekte inovative në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Detyrat
- Projektimi dhe dimensionimi mekanik i strukturave mbajtëse për panele fotovoltaike
- Hartimi dhe kontrolli i vizatimeve teknike sipas standardeve përkatëse
- Koordinimi me ekipet e projektimit, zbatimit dhe furnitorët
- Mbikëqyrja e instalimeve mekanike në terren dhe sigurimi i zbatimit korrekt të projekteve
- Kryerja e analizave të ngarkesave strukturore dhe optimizimi i zgjidhjeve teknike
- Ofrimi i zgjidhjeve inxhinierike efikase dhe ndjekja e proceseve teknike
- Përgatitja dhe verifikimi i dokumentacionit teknik dhe raporteve të projektit
- Sigurimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe cilësisë gjatë gjithë procesit
Kualifikimet
- Diplomë universitare në Inxhinieri Mekanike ose fusha të ngjashme
- Minimum 3–5 vite eksperiencë në projektim mekanik ose struktura metalike
- Eksperienca në projekte fotovoltaike përbën avantazh të fortë
- Njohuri shumë të mira në analizë strukturore dhe dimensionim mekanik
- Aftësi të avancuara në lexim dhe hartim të vizatimeve teknike
- Aftësi të mira organizimi, koordinimi dhe menaxhimi projektesh
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe pune në grup
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri të avancuara në AutoCAD, Excel dhe programe inxhinierike si SolidWorks, SAP2000 etj.
Kushtet e punës
- Ambient profesional dhe bashkëpunues
- Projekte sfiduese dhe inovative në energjinë e rinovueshme
- Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
- Pagë konkurruese sipas eksperiencës
Paga bruto: 257,838 Lekë
Orari: E hënë – e premte | 08:30 - 17:30
Vendndodhja: Tiranë