Drejtues Shitjesh
Përshkrimi:
Ne po kërkojmë një Drejtues Shitjesh me përvojë për të udhëhequr strategjitë e shitjeve dhe marketingut, si dhe për të kontribuar në rritjen e qëndrueshme të kompanisë në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe teknologjive elektrike.
Detyrat:
- Hartimi dhe zbatimi i strategjive të shitjeve dhe marketingut në përputhje me objektivat e kompanisë
- Menaxhimi, organizimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve, duke vendosur objektiva dhe monitoruar performancën
- Analizimi i tregut dhe të dhënave të klientëve për identifikimin e mundësive të reja të biznesit
- Përgatitja e raporteve analitike dhe rekomandimeve për menaxhmentin
- Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientë ekzistues dhe potencialë
- Menaxhimi i negociatave me klientë strategjikë dhe finalizimi i kontratave
- Monitorimi i zhvillimeve në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe teknologjive elektrike
- Bashkëpunimi me departamentet e tjera për implementimin e projekteve komplekse
- Zhvillimi i strategjive të çmimeve bazuar në analizat e kostos dhe marzhit të fitimit
Kualifikimet:
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Inxhinieri Ekonomike ose fusha të ngjashme
- Eksperiencë në role menaxheriale ose analitike, preferohet në sektorë teknikë ose industrialë
- Njohuri mbi energjinë e rinovueshme, sistemet elektrike dhe automatizimin
- Aftësi të forta udhëheqëse dhe vendimmarrëse
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negociimi dhe menaxhimi të marrëdhënieve me klientët