Kërkohet një Barista me Eksperiencë për një lokal në zonën e Bllokut, që të jetë i aftë të përgatisë kafe me cilësi të lartë si cappuccino, espresso, freddo, freddoccino dhe pije të tjera bashkëkohore. Pozita ofrohet në një mjedis komod, të hapur dhe profesional.
Puna zhvillohet në një kafene cilësore me atmosferë familjare, e pozicionuar në një prej zonave më të njohura të Tiranës, me klientë të rregullt dhe ambient pozitiv.
Kandidati duhet të ketë përvojë në përgatitjen e kafesë dhe pijeve speciale me bazë kafeje, jo në cocktails.
Vendndodhja: Bllok - Tiranë
Orari: 07:00 - 15:00 ose 15:00 - 22:00 (Me turne)
Paga: 750€