Përshkrimi
Qëllimi i Pozicionit
Të menaxhojë aktivitetet administrative dhe financiare të zyrës, duke siguruar organizim efikas të dokumentacionit, mbështetje për proceset financiare dhe koordinim të përditshëm të punës në zyrë.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhimi i dokumentacionit financiar dhe administrativ.
- Regjistrimi dhe kontrolli i faturave hyrëse/dalëse.
- Përgatitja e raporteve financiare periodike.
- Ndjekja e pagesave, arkëtimeve dhe detyrimeve financiare.
- Komunikimi me bankat, klientët dhe furnitorët.
- Organizimi i arkivës fizike dhe elektronike.
- Menaxhimi i furnizimeve dhe nevojave të zyrës.
- Koordinimi i axhendës dhe mbështetje administrative për stafin drejtues.
- Përgatitja e kontratave, dokumenteve dhe korrespondencës zyrtare.
- Sigurimi i korrektësisë së të dhënave në sistemet financiare dhe administrative.
- Mbështetje në procedurat e burimeve njerëzore dhe administrimit të stafit.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Kërkesat
- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë pune në administratë ose financë përbën avantazh.
- Njohuri të mira të programeve Microsoft Office (sidomos Excel dhe Word).
- Aftësi organizative dhe komunikimi shumë të mira.
- Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht.
- Njohuri të programeve financiare (p.sh. Financa 5, Alpha Business, Bilance etj.) përbëjnë avantazh.
- Njohuri të gjuhës angleze e detyrueshme,gjuha italiane perben avantazh.