• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Progeen Construction

Specialist Prokurimesh (Inxhinier/Menaxher Prokurimi)

Progeen Construction
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriTiranë2 javë më parëFull Time

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. vepron në tregun shqiptar që nga viti 2013 në sektorin e ndërtimit, duke ushtruar aktivitet si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Kompania mbështetet te profesionalizmi, besueshmëria dhe standardi i lartë i ndërtimit, duke integruar zgjidhje moderne në secilin projekt. PROGEEN i kushton rëndësi të veçantë kapitalit njerëzor dhe e konsideron kontributin e profesionistëve si bazë të suksesit të çdo projekti.

Ju inkurajojmë të vini në provë aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë para së gjithash mendësinë dhe ambicien që sjellin ndryshim.

Pozicioni i hapur është Specialist Prokurimesh (Inxhinier/Menaxher Prokurimi), me vendndodhje në Tiranë.

Përmbledhja e rolit: Ky pozicion është përgjegjës për zhvillimin e procesit të negocimit dhe marrjes së ofertave në përputhje me preventivin dhe kërkesat e kantiereve, me qëllim përzgjedhjen e nënkontraktorëve dhe furnitorëve, duke respektuar buxhetet e projekteve, specifikimet teknike, projektimin dhe politikat e kompanisë.

Detyrat

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Hulumton dhe vlerëson nënkontraktorë apo furnitorë potencialë për të siguruar shërbimet, produktet dhe/ose materialet e nevojshme sipas specifikimeve, kërkesave të projektit dhe preventivit.
  • Shqyrton ofertat e pranuara, si edhe çdo informacion ose të dhënë shoqëruese, për të identifikuar variantin më të përshtatshëm sipas kërkesave të projektit dhe specifikimeve teknike të produkteve dhe/ose materialeve të kërkuara.
  • Zhvillon takime me nënkontraktorë dhe furnitorë për të përcaktuar kushtet e shërbimit, disponueshmërinë e produkteve dhe materialeve, si dhe negocion për kushte sa më të favorshme të ofertës.
  • Harton dhe përditëson bazën e të dhënave, statistikat dhe raportet që lidhen me nënkontraktorët, furnitorët dhe shitësit.
  • Përgatit planin e prokurimeve, ndjek zbatimin e tij dhe e përditëson sipas nevojave të kantiereve të kompanisë.
  • Mban veten të informuar vazhdimisht mbi zhvillimet dhe tendencat e tregut.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë e Nivelit Master në Inxhinieri Ndërtimi/Materialesh, në degë të tjera inxhinierike ose në Arkitekturë.
  • Mbi 3 vjet përvojë pune në sektorin e ndërtimit.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim, bashkëpunim në grup dhe përkushtim për ndjekjen dhe përmbylljen e detyrave.
  • Aftësi analitike, negocimi dhe ndërveprimi.

Përfitimet

Përfitimet:

  • Ambient pune mikpritës dhe dinamik.
  • Angazhim në projekte sfiduese.
  • Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional.