• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Progeen Construction

Magazinier Durrës

Progeen Construction
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriDurrës4 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Pozicioni: Magazinier
Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e pozicionit: Jemi në kërkim të një profesionisti të organizuar dhe të kujdesshëm për menaxhimin e magazinës. Nëse ke përvojë në këtë fushë dhe je i aftë të punosh në një ambient dinamik, kjo është mundësia jote! Apliko tani dhe bëhu pjesë e një ekipi që vlerëson punën dhe përkushtimin.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Pranon, kontrollon dhe regjistron materialet dhe pajisjet që mbërrijnë në kantier, duke verifikuar përputhjen me dokumentacionin e porosisë dhe cilësinë e produkteve.
  • Organizon magazinën në mënyrë të sistemuar dhe të sigurt, duke siguruar ruajtjen e materialeve në kushte optimale dhe në përputhje me kërkesat teknike të projektit.
  • Menaxhon inventarin përmes regjistrave fizikë dhe/ose softuerikë, duke kryer kontrollin periodik të stokut dhe duke përgatitur raporte të sakta mujore ose sipas kërkesës.
  • Lëshon materiale dhe pajisje vetëm bazuar në kërkesa zyrtare të miratuara (Material Request Forms) nga Inxhinierët ose Menaxheri i Kantierit.
  • Raporton menjëherë mungesat, dëmtimet, skadencat apo tepricat e materialeve te Menaxheri i Kantierit dhe/ose departamenti i logjistikës.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e QA/QC për të garantuar që materialet që përdoren janë të aprovuara dhe të certifikuara.
  • Siguron që dokumentacioni i magazinës (delivery notes, fatura, certifikata materiali) të jetë i plotë, i rregullt dhe i arkivuar sipas kërkesave të projektit dhe kontratës FIDIC.
  • Merr pjesë në procesin e dorëzimit final duke përgatitur pasqyrat përfundimtare të stokut.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë e studimeve të larta ose të mesme;
  • Eksperiencë pune mbi 2 vjet si Magazinier;
  • Të ketë aftësi në përdorimin e paketës MC Office, dhe njohuri mbi programin financiar Alpha Web;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punuarit në grup.

Përfitimet

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik;
  • Mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.