Përshkrimi
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.
Pozicioni: Inxhinier në Zbatim
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri i Zbatimit është përgjegjës për planifikimin dhe organizimin e sheshit të ndërtimit në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike, grafikun e punimeve deri në fazën e dorëzimit të objektit. Kryen kontrolle ditore përpara fillimit të punës dhe pas mbarimit të saj. Mban raport ditor të punës ndërtimore përpara Menaxherit të Projektit. Koordinon me teknikun e ndërtimit për porositjen e materialeve dhe nevojave për realizimin e proceseve ditore në respektim të grafikut të punimeve.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
- Monitoron dhe kontrollon zbatimin e punimeve në kantier sipas projektit dhe dokumentacionit kontraktual
- Siguron që punimet të kryhen sipas standardeve të cilësisë, sigurisë dhe afateve të përcaktuara
- Koordinon aktivitetet ndërtimore ndërmjet nënkontraktorëve dhe ekipeve të ndryshme teknike;
- Kontrollon përputhjen e punimeve të zbatimit me planet strukturore, MEP dhe arkitekturore
- Raporton për progresin e punimeve, problemet teknike dhe propozimet për përmirësim
- Ndjek zbatimin e procedurave të kontrollit të cilësisë (QA/QC) në të gjitha fazat e punës
- Identifikon mospërputhje ose devijime nga projekti dhe ngre RFI për sqarim teknik
- Siguron që materialet të përdoren në përputhje me specifikimet teknike dhe të reduktohen mbetjet
- Asiston në përgatitjen dhe verifikimin e As Built Drawings për punimet e përfunduara
- Mban dhe përditëson Ditarin e Kantierit duke regjistruar aktivitetet ditore, kushtet e punës, fuqinë punëtore, pajisjet, materialet dhe çdo incident apo vonesë
- Asiston në hartimin e planeve ditore/javore të punimeve dhe mbështet Menaxherin e Kantierit
- Bashkëpunon me inxhinierët e dizajnit, mbikëqyrësit dhe supervizorët për zgjidhjen e çështjeve teknike në terren
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Aftësitë:
- Të jetë diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi
- Të ketë eksperiencë pune mbi 4 vjet
- Të ketë aftësi të mira, në ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, në komunikim, etj
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
- Të jetë i njohur me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve
- Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve për ndërtime civile dhe industriale
- Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
- Të jetë i aftë të punojë në grup, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit të shoqërisë
- Të njohë programet bazë kompjuterike si Microsoft Office, Microsoft Project, AutoCad 2D&3D, etj
Përfitimet
- Një ambient mikpritës dhe dinamik;
- Mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.