• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Progeen Construction

Inxhinier Kostoist Durrës

Progeen Construction
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriDurrës2 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.

Përshkrimi i rolit: Progeen po kërkon një Inxhinier Kostoist, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik për ndjekjen e kostos së objektit në mënyrë periodike, hartimin e preventivave si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Përgatit dhe përllogarit kostot e projektit duke përfshirë materialet, punën, paisjet dhe shpenzimet e tjera të lidhura me ndërtimin, në përputhje me specifikimet e kontratës, planin e zbatimit dhe preventivin e kontratës.
  • Monitoron dhe kontrollon buxhetin e projektit për të siguruar që punimet të mbeten brenda kufijve të parashikuar dhe raporton rregullisht mbi çdo devijim të mundshëm.
  • Vlerëson ndikimin e ndryshimeve në projekt (nëse ka) dhe përllogarit koston shtesë ose kursimin nga ndryshimet e mundshme, duke siguruar që ato të jenë të dokumentuara dhe të miratuara në përputhje me kërkesat kontraktuale.
  • Mbikëqyr analizën e çmimeve të materialeve, punës dhe shërbimeve të nevojshme për projektin, duke siguruar që të gjitha të jenë të përballueshme dhe të përputhshme me tregun.
  • Harton raporte mujore mbi statusin e kostos dhe progresin e projektit, duke siguruar që të gjitha shpenzimet të mbeten të kontrolluara dhe të përshtatshme për buxhetin e caktuar.
  • Siguron që të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet në kantier të realizohen brenda kufijve të buxhetit të miratuar dhe në përputhje me strategjitë e menaxhimit të kostove.
  • Vlerëson kostot e nënkontraktorëve dhe përgatit analizat e kostos për kontratat e nënkontraktorit, duke siguruar që të gjithë të respektojnë vlerën e projektit.
  • Vlerëson dhe identifikon rreziqet që mund të ndikojnë në kostot e projektit, duke përfshirë vonesat, dhe rritje të çmimeve të materialeve.
  • Menaxhon çdo shpenzim të paplanifikuar dhe siguron që çdo ndryshim të jetë tërësisht i dokumentuar dhe të marrë miratimin përkatës nga palët kontraktuese.
  • Vlerëson koston e mundshme të projekteve të ardhshme dhe zhvillon analiza kostoje për të ndihmuar në planifikimin dhe buxhetimin e tyre.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri Ndërtimi/Ekonomike apo fusha të tjera të ngjashme
  • Eksperiencë pune në kompani ndërtimi mbi 3 vjet
  • Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu i ndërtimeve
  • Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
  • Të njohë programet bazë në kompjuter, Microsoft Office, Autocad, etj
  • Komunikim i mirë dhe aftësi për punë në ekip

Përfitimet:

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik;
  • Mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese;

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.