Përshkrimi
PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.
Pozicioni: Inxhinier Hidromekanik
Vendndodhja: Durrës
Përmbledhja e Pozicionit: Inxhinieri Hidro-Mekanik është përgjegjës për koordinimin e të gjitha shërbimeve hidro-mekanike, gjatë zbatimit të projektit në objekt. Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ të përfshira në projekt. Planifikon, organizon, dhe menaxhon grupin/grupet e punës në objekt, në koordinim me Drejtuesit e Kantiereve ose/apo Departamentin Teknik.
Detyrat
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatit dhe zhvillon shop drawings për instalimet hidraulike, sanitare, HVAC dhe sistemet e ujësjellës-kanalizimeve në përputhje me projektin dhe specifikimet teknike.
- Analizon dokumentacionin kontraktual dhe siguron që të gjitha punimet të jenë në përputhje me kërkesat e projektit dhe normativat teknike në fuqi.
- Përgatit submittals për materialet hidromekanike dhe koordinon procesin e aprovimit me Inxhinierin e Projektit dhe Konsulentin.
- Mbikëqyr dhe asiston në zbatimin e instalimeve në kantier, duke verifikuar cilësinë dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin dhe FIDIC Red Book.
- Harton dhe përditëson skemat e instalimeve dhe pasqyron ndryshimet e zbatimit në As Built Drawings.
- Monitoron testimet dhe kolaudimin e sistemeve hidraulike dhe HVAC, duke dokumentuar rezultatet dhe masat korrigjuese në rast devijimi.
- Bashkëpunon me ekipet e zbatimit, projektimit dhe QA/QC për të siguruar dorëzimin e punimeve cilësore dhe në përputhje me programin e punës.
Kualifikimet
Kualifikimet dhe Aftësitë kryesore:
- Diplomë në Inxhinieri Mekanike/ Inxhinieri Hidroteknike ose Mjedisi
- Eksperiencë pune mbi 3 vjet në (HVAC, sisteme elektrike, ventilim, teknikat e ftohjes, sisteme hidrosanitare)
- Aftësi për të lexuar dhe interpretuar projektet dhe specifikimet teknike
- Njohuri në proceset dhe materialet e sistemeve hidro-mekanike dhe MNZ, si dhe në menaxhimin e kostove
- Eksperiencë në CAD dhe MS përbën avantazh
Përfitimet
- Një ambient mikpritës dhe dinamik;
- Mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.