• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Progeen Construction

Inxhinier Elektrik Durrës

Progeen Construction
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriDurrës2 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.

Roli: Inxhinier Elektrik
Departamenti: Elektrik
Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e rolit: Inxhinieri Elektrik do të ketë përgjegjësi për mbikëqyrjen e zbatimit të sistemeve elektrike për projektet tona të ndërtimit. Kandidati duhet të ketë ekspertizë në parimet e inxhinierisë elektrike dhe aftësinë për të projektuar, zbatuar dhe mirëmbajtur sisteme elektrike në kantiere ndërtimi të ndryshme të shoqërisë. Inxhinieri Elektrik do të bashkëpunojë me menaxherët e projektit, arkitektët dhe inxhinierët e tjerë për të siguruar plotësimin e kërkesave të projektit.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Analizon projektet për përputhje me kodet elektrike, standardet ndërkombëtare dhe kërkesat kontraktuale.
  • Përgatit dhe dorëzon kërkesa për miratimin e materialeve dhe pajisjeve elektrike, duke ndjekur procesin e aprovimit me Inxhinierin e Projektit dhe Supervizorin.
  • Përgatit vizatimet e punës (shop drawings) për sistemet elektrike: shpërndarjen e fuqisë, ndriçimin, sistemet IT, CCTV, alarmi zjarri dhe automatizimin e ndërtesës (BMS).
  • Mbikëqyr punimet elektrike në kantier për të siguruar ekzekutimin korrekt, cilësinë e instalimeve dhe respektimin e procedurave të sigurisë.
  • Ndihmon në menaxhimin dhe zgjidhjen e RFI-ve teknike që lidhen me zbatimin e punimeve elektrike.
  • Merr pjesë në testimet dhe kolaudimin e sistemeve elektrike, duke dokumentuar parametrat dhe performancën në përputhje me kontratën.
  • Përgatit dhe plotëson As Built Drawings për sistemet elektrike, pasqyron ndryshimet e zbatimit dhe bashkëpunon në përgatitjen e dokumentacionit final të dorëzimit.
  • Kryen situacionet e punëve/ raporte mbi progresin e punimeve.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike
  • Eksperiencë pune mbi 3 vjet
  • Njohuriam bi kontratën FIDIC përbën avantazh
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe bashkëpunuese në grup
  • Njohuri të mira në përdorimin e softuerit të projektimit, ndihmuar nga kompjuteri (CAD)

Përfitimet

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik;
  • Mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
  • Përfshija në projekte sfiduese.

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.