• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Progeen Construction

Arkitekt Zbatimi Durrës

Progeen Construction
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriDurrës2 ditë më parëFull Time

Përshkrimi

PROGEEN sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.

Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin.

Pozicioni i punës: Arkitekt Zbatimi
Departamenti: i Arkitekturës
Vendndodhja: Durrës

Përmbledhja e Pozicionit: Arkitekti i zbatimit duhet të ketë një njohje shumë të mirë të projektit dhe specifikimeve të tij. Kryen kontrolle, programon proceset e punimeve arkitekturore, koordinon me drejtuesit e ekipeve për punimet e rifiniturave, mbikëqyr cilësinë e punimeve dhe afatet e punimeve si dhe të materialeve.

Detyrat

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Kontrollon përputhjen e punimeve arkitekturore në kantier me projektin e miratuar.
  • Mbikëqyr realizimin e detajeve të fasadës, veshjeve të brendshme, lyerjeve dhe finiturave.
  • Konsulton dhe ndihmon në përzgjedhjen e materialeve në terren sipas specifikimeve të projektit.
  • Kontrollon ruajtjen dhe shfrytëzimin e materialeve për të reduktuar mbetjet dhe optimizon koston e zbatimit.
  • Identifikon mospërputhjet gjatë zbatimit dhe propozon zgjidhje teknike në koordinim me projektuesit dhe mbikëqyrësit.
  • Përgatit dhe dorëzon As Built Drawings për punimet arkitekturore të realizuara.
  • Ndihmon ekipin e QA/QC për inspektimet e cilësisë së punimeve arkitekturore.
  • Siguron që zbatimit të jetë në përputhje me standardet e kërkuara të projektit.
  • Ndjek procesin e instalimit të elementeve dekorativë, fasadës dhe finiturave të brendshme.
  • Raporton për progresin e punimeve arkitekturore dhe dokumenton çdo ndryshim të kryer në terren.
  • Bashkëpunon me inxhinierët e strukturës dhe MEP për koordinimin gjatë zbatimit.

Kualifikimet

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë në Arkitekturë
  • Eksperiencë pune mbi 4 vjet si arkitekt në zbatim
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup duke koordinuar punën me kolegët e tjerë
  • Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi
  • Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi
  • Të ketë aftësi kreative dhe organizuese
  • Njohje e gjuhës angleze në nivel profesional

Përfitimet

  • Një ambient mikpritës dhe dinamik
  • Mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht
  • Përfshija në projekte sfiduese

Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.