Përshkrimi
Primera Group po kërkon të shtojë në ekip një Menaxher/e Shitjesh.
Kompania merret me tregtimin e produkteve për arredimin e shtëpisë, me theks të veçantë te pajisjet për tualet.
Objektivat kryesore: Roli kërkon angazhim me klientët gjatë gjithë ciklit të shitjes, duke nisur nga prezantimi i produkteve e deri te përmbyllja e blerjes.
Kualifikimet
- Kërkohen aftësi të mira komunikimi për të sqaruar produktet dhe për të orientuar klientin drejt përfundimit të shitjes.
- Nevojiten aftësi të mira negocimi me klientë dhe me bashkëpunëtorë të ndryshëm.
- Kandidati duhet të ruajë marrëdhënie pozitive me klientët dhe të adresojë çështje apo problematika të ndryshme.
- Kërkohet përdorim i mirë i EXCEL, pasi preventivat dhe proformat përgatiten në këtë sistem.
- Pozicioni përfshin administrimin e procesit të shitjes dhe koordinimin me departamente të tjera kur paraqitet nevoja.
- Preferohen kandidatë mbi moshën 28 vjeç.
- Përbën avantazh njohuria e programit Financa 5.
- Kërkohet përvojë minimale 2-vjeçare në fushën e shitjeve ose në punën me klientët.
Shënime
- Ofrrohet pagë e kënaqshme së bashku me bonuse.
Orari i punës
- Parashikohen 6-7 orë pune në ditë.