• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
PRIMERA GROUP

Menaxher/e Shitjesh

PRIMERA GROUP
Apliko
ShitjeTiranë4 ditë më parëFull Time

Primera Group po kërkon të shtojë në ekip një Menaxher/e Shitjesh.

Primera Group është një kompani që merret me tregtimin e produkteve për arredimin e shtëpisë, me theks të veçantë te pajisjet e tualetit.

Përshkrimi

Qëllimi kryesor i këtij roli është menaxhimi i marrëdhënies me klientin gjatë gjithë ciklit të shitjes, duke nisur nga prezantimi i produkteve deri te përmbyllja e procesit të blerjes.

Kualifikimet

  • Kërkohen aftësi të mira komunikimi për të shpjeguar produktet në mënyrë të qartë dhe për të ndihmuar klientin drejt mbylljes së shitjes.
  • Nevojiten shkathtësi të mira në negocim me klientë dhe me bashkëpunëtorë të ndryshëm.
  • Kandidati duhet të dijë të ruajë marrëdhënie pozitive me klientët dhe të trajtojë problematika të ndryshme që mund të lindin.
  • Kërkohet përdorim i mirë i EXCEL, pasi preventivat dhe proformat përgatiten në këtë sistem.
  • Roli përfshin administrimin e procesit të shitjes dhe koordinimin me departamente të tjera sa herë që paraqitet nevoja.
  • Preferohen kandidatë me moshë mbi 28 vjeç.
  • Përbën avantazh njohja e Financa 5.
  • Kërkohet përvojë pune prej të paktën 2 vitesh në fushën e shitjeve ose në role që përfshijnë marrëdhënie me klientin.

Përfitimet

  • Ofron pagë të kënaqshme dhe bonuse.

Orari i punës

  • Puna zhvillohet 6-7 orë në ditë.