Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.
Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.
Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat në vijim:
Lokacioni: Magjistralja Prishtinë-Ferizaj (përballë rrethit të QMI-së)
Pozita I: Përgjegjës ndrrimi në Prodhim
- Menaxhimi dhe organizimi i procesit të punës gjatë ndërrimit
- Mbikëqyrja e punëtorëve dhe koordinimi i punës në repart
- Monitorimi i cilësisë dhe respektimit të standardeve të punës
- Raportimi i problemeve dhe jo-konformiteteve tek menaxhmenti
- Kujdesi për disiplinën dhe mbarëvajtjen e procesit të prodhimit
Orari i punës:
- 08:00 – 16:00
- 00:00 – 08:00
Ndërrimet organizohen në rotacion javor.
Pozita II: Punëtor/e në prodhim
- Kryerja e detyrave të thjeshta për të ndihmuar rrjedhën e prodhimit
- Kontrolli i Cilësisë
- Raportimi i problemeve
- Mirëmbajtja e vendit të punës
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë
- Bashkëpunimi me ekipin
Orari i punës:
- 12 orë ditën (09:00 - 21:00) 1 ditë pushim
- 12 orë natën (21:00 - 09:00) 2 ditë pushim
Pozita III: Punëtor/e në Paketim
- Paketimi i bukës dhe monitorimi i procesit
- Raportimi i problemeve
- Mirëmbajtja e vendit të punës
- Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mbrojtjes në punë
- Bashkëpunimi me ekipin
Orari i punës:
16:00-00:00
Çfarë ofron kompania:
- Pagë konkurruese
- Shujta Ditore
- Zbritje për punonjësit
- Mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë.
- Ambient dinamik pune dhe ekip mbështetës.
Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Konkursi mbetet i hapur nga data 15.05.2026 deri më 15.06.2026.