• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Premium Bakery

Autoelektricist, Shofer (Kategoria C), Ndihmës Ambulantiv

Premium Bakery
Apliko
Transport & LogjistikePrishtinë1 muaj më parëFull Time

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të zgjerimit të kapaciteteve operative ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat në vijim:

Pozita I: Autoelektricist
Detyrat kryesore:

  • Identifikon dhe riparon defektet elektrike në automjete;
  • Mirëmban dhe zëvendëson komponentë elektrikë/elektronikë;
  • Siguron funksionimin e sistemeve elektrike të automjetit;
  • Respekton standardet e sigurisë dhe procedurat e punës.

Pozita: II: Shofer (Kategoria C)
Detyrat kryesore:

  • Transporton mallrat sipas planit;
  • Respekton rregullat e trafikut;
  • Kujdeset për ngarkim/shkarkim;
  • Mban evidencë dhe raporton.

Pozita: III: Ndihmës Ambulantiv
Detyrat kryesore:

  • Ndihmon në prezantimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë
  • Ndihmon agjentin në zbatimin e planit të parashikuar të shitjes
  • Ndihmon në realizimin e komunikimeve me klientë
  • Realizon detyra të tjera sipas kërkesës së Departamentit të Shitjes

Lokacioni: Magjistralja Prishtinë -Ferizaj

Orari i punës: I plotë

Çfarë ofron kompania:

  • Pagë konkurruese
  • Shujta Ditore
  • Zbritje për punonjësit
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe karrierë
  • Ambient dinamik pune dhe ekip mbështetës

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 14.04.2026 deri më 14.05.2026.