• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Posta e Kosovës

Këshilltar/e i/e Përgjithshëm / Sekretar/e i/e Korporatës

Posta e Kosovës
Apliko
Ligj & JuridikPrishtinë3 javë më parëFull Time

Titulli i pozitës: Këshilltar/e i/e Përgjithshëm/ Sekretar/e i/e Korporatës

Përshkrimi:

  • Posta e Kosovës Sh.A. është duke bërë përpjekje për të zhvilluar biznesin sipas përvojave më moderne të shërbimeve postare dhe komerciale, për t’i arritur standardet ndërkombëtare në ofrimin e shërbimeve postare dhe komerciale. PK Sh.A. ofron mundësi të barabarta punësimi për profesionistë që synojnë të jenë pjesë e zhvillimit të biznesit dhe kompetencave të Korporatës, në përputhje me metodat dhe praktikat moderne.

Kohëzgjatja e kontratës: Është me afat të caktuar 3 vjeçar, konform ligjeve në fuqi dhe Rregullores për rregullimin e marrëdhënies së punës për punonjësit e PK Sh.A. nr. 01-3060/24.

Mbikëqyrësi: Bordi i Drejtorëve të PK Sh.A.

Grada: G16

Paga: 1.660,00€ bruto

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, përkujdeset për ligjshmërinë e fushëveprimit të Bordit dhe menaxhimin e çështjeve që kanë të bëjnë me Bord.
  • Mirëmban regjistrin e aksionarëve të Korporatës dhe siguron që ndryshimet në regjistrin e aksioneve të kryhen në përputhje me ligjet dhe aktet interne.
  • Siguron të dhënat e nevojshme, mirëmban dokumentet dhe procesverbalin nga takimet e Bordit të Drejtorëve.
  • Përgatit dhe koordinon aktivitetet rreth mbledhjeve të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Bordit.
  • Siguron shënimet, raportet dhe prezantimet e duhura për takimin e përgjithshëm të aksionarëve dhe për takimet e Bordit.
  • Vepron si agjent i korporatës për pranimin e dokumenteve të ndryshme që kanë të bëjnë me Korporatën.
  • Përkujdeset për bazën legale të vendimeve të korporatës.
  • Planifikon, drejton dhe koordinon aktivitetet operacionale të nivelit më të lartë të Menaxhmentit në PK.
  • Konsultohet me Kryeshefin Ekzekutiv dhe anëtarët e Bordit për themelimin e politikave të biznesit dhe planeve të drejtorive dhe departamenteve.
  • Siguron qarkullimin e informatave nga Bord i Drejtorëve për Menaxhmentin për veprimet e ndërmarra.
  • Përkujdeset për formën e unifikuar të akteve komunikuese të brendshme dhe të jashtme të korporatës.
  • Mbikëqyrë dhe udhëzon zyrtarët kompetentë të përmbajtjes së faqes së korporatës.

Kualifikimi dhe përvoja e nevojshme:

  • Diplomë universiteti nga fusha e shkencave juridike dhe përmbushja e kritereve të përcaktuara sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike.
  • Minimum 3 vjet përvojë pune.
  • Përvojë e suksesshme në implementimin e ndryshimit të menaxhmentit dhe/ose ndryshimeve të shpejta ose të reja të tregjeve dhe industrive.
  • Njohuri dhe kuptim të rajonit dhe kulturës.
  • Aftësi për të interpretuar legjislacionin mbi punën dhe për të implementuar praktikat më të mira në këtë fushë.
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira ndër-personale.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative.
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (j), (k), (l) të Ligjit nr. 03/L-087 dhe ndryshimet përkatëse.

Dokumentet e kërkuara:

  • Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e PK-së).
  • Deklaratë nën betim (shkarkohet nga web-faqja e PK-së).
  • CV – Biografia.
  • Kopje e noterizuar e diplomës së shkollimit (diploma e fituar jashtë Republikës së Kosovës duhet të jetë e nostrifikuar sipas ligjit).
  • Dëshmi përkatëse mbi përvojën e punës sipas vërtetimeve përkatëse (përvoja e punës duhet të vërtetohet edhe nga Trusti Pensional).
  • Kopje e letërnjoftimit apo pasaportës valide.
  • Certifikatë mbi dënimin penal nga Gjykata kompetente që kandidati nuk është dënuar me vendim të formës së prerë (jo më e vjetër se 6 muaj).

Vërejtje:

  • Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca, ose ndryshim i informacioneve të dhëna në deklaratë do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.
  • Dokumentacioni i dërguar për këtë konkurs duhet të jetë në kopje sepse dokumentet nuk i kthehen kandidatëve.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.
  • Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta dhe inkurajon angazhimin e punëtorëve nga të gjitha komunitetet dhe gjinitë.
  • Aplikacionet e mangëta, të pa plotësuara si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit do të diskualifikohen.

Afati i aplikimit: Konkursi është i hapur nga data 14.04.2026 dhe përfundon më datë 29.04.2026 në ora 24:00.