Përshkrimi
Pompay Group LLC, një kompani me bazë në SHBA që ofron shërbime kontabiliteti dhe menaxhim të ciklit të parasë për start-up dhe biznese të vogla amerikane, po kërkon një Client Accounting Manager për zyrën e saj në Shqipëri.
Kandidati i përshtatshëm duhet të ketë përvojë të fortë në kontabilitet financiar, aftësi shumë të mira analitike dhe të jetë në gjendje të bashkëpunojë në mënyrë efektive në një mjedis pune dinamik. Ky rol krijon mundësi për të ndikuar në suksesin financiar të kompanisë dhe për t’u zhvilluar profesionalisht në një ambient mbështetës dhe sfidues. Pozita ka përgjegjësinë për të ofruar shërbime kontabël me vlerë të lartë për klientët që janë pjesë e portofolit të Pompay Group.
Detyrat
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e proceseve të plota të kontabilitetit, duke përfshirë përpunimin nga fillimi në fund dhe rakordimet e të dhënave financiare.
- Mbikëqyrja dhe administrimi i funksioneve të përgjithshme të kontabilitetit, përfshirë accounts payable, accounts receivable dhe mirëmbajtjen e general ledger.
- Hartimi dhe rishikimi i pasqyrave financiare dhe raporteve, me qëllim garantimin e saktësisë dhe pajtueshmërisë me kërkesat rregullatore.
- Realizimi i mbylljeve mujore, tremujore dhe vjetore, duke përfshirë rakordimet dhe journal entries.
- Përmirësimi i efikasitetit dhe dokumentimi i proceseve komplekse të kontabilitetit.
- Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
- Shërbimi si pika kryesore e kontaktit për pyetjet dhe nevojat e klientëve në fushën e kontabilitetit.
Kualifikimet
- Diplomë Bachelor në Accounting, Finance ose në një fushë të ngjashme.
- Preferohet të paktën 2-4 vite përvojë në kontabilitet financiar, me njohuri të thella mbi parimet dhe praktikat e kontabilitetit.
- Njohuri të mira në Excel. Përvoja praktike me një platformë kontabiliteti konsiderohet përparësi.
- Aftësi të forta analitike dhe për zgjidhjen e problemeve, si edhe kujdes i lartë ndaj detajeve.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale, me mundësi për të punuar me efektivitet në një ambient të orientuar drejt ekipit.
- Vetëbesim dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur për të përfunduar detyrat e caktuara brenda afateve.
- Rrjedhshmëri në anglishten e folur dhe të shkruar.
Çfarë ofrohet
- Paketë kompensimi shumë konkurruese krahasuar me mundësi të tjera në kontabilitet në Shqipëri.
- Ekspozim ndaj sipërmarrësve inovativë të kompanive amerikane.
- Mundësi për të punuar me modele të ndryshme biznesi, industri të ndryshme, si edhe produkte e shërbime të larmishme.
- Rrugë e përshpejtuar drejt roleve drejtuese në një kompani që po zgjerohet me ritëm të shpejtë.
- Zhvillim profesional përmes zgjerimit të përgjegjësive dhe angazhimit në detyra sfiduese.
- Fleksibilitet sezonal për punë në distancë.
- Kulturë profesionale mbështetëse brenda ekipit.