Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Objekteve (ESM Gjenerator)
Vende të lira: 3
Vendi i punës: Ekipi i Specialistëve të Makinerisë për Gjenerator / Njësia e Specialistëve të Gjeneratorëve / Sektori i Mirëmbajtjes / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve
Klasa: Profesional 1
Koeficienti: 6.7
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtjen dhe servisimin e vazhdueshëm të gjeneratorëve në lëmin e makinerisë
- Instalimin e sistemit të ri të gjeneratorëve, me derivate të naftës
- Riparimin e defekteve të cilat paraqiten në gjenerator, në të gjitha objektet e PK-së
- Adaptimin e instalimeve në përputhshmëri me veprimtaritë që zhvillohen në hapësirat përkatëse
- Grumbullimin e të dhënave për gjendjen e gjeneratorëve, në të gjitha objektet e PK-së
- Pastrimin e gjeneratorëve, në mënyrë gjeneralë
- Kontrollimin e punës së gjeneratorëve në të gjitha objektet e PK-së
- Ndihmon teknikët e elektros për gjenerator
- Angazhimin në mbledhjen e informatave të inteligjencës nga të gjitha burimet në dispozicion gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare
- Kryerjen edhe të punëve të tjera që ia përcakton mbikëqyrësi i drejtpërdrejt në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore
Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:
- Shkollim i mesëm i paspecifikuar (Çertifikatë për profesionin e kërkuar)
- Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale
- Çertifikatë të kryerjes së trajnimit përkatës, apo dëshmi të kryerjes së punëve të tilla
- Aftësi profesionale dhe motivuese
- Posedim të standardeve të larta etike
- Shkathtësi të organizimit
- Shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë
Kërkesa shtesë:
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve të programeve (Word, Excel, Power Point, Access)
- E dëshirueshme të ketë patentë shoferë
- Gatishmëri për punë me orar të zgjatur
Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të ketë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit
Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit: 07.04.2026 deri me 22.04.2026
Dokumentet e kërkuara:
- Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar (për kandidatët me shkollim jashtë vendit, kopje e diplomës e nostrifikuar)
- Dëshmi për kualifikime tjera; dëshmi për përvojën e punës
- Kopje e patentë shoferit (e dëshirueshme)
- Certifikata e Gjendjes Penale (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Çertifikata / ekstrakti i lindjes (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide
- Një fotografi të formatit (5 x 5)
Vërejtje:
- Aplikacionet dhe dokumentacioni do të shqyrtohen me kujdes; nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret ose aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme, kandidati diskualifikohet
- Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë; kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t'i nënshtrohen intervistës
- Informimi lidhur me fazat e testimit do të bëhet përmes publikimit të listave në ueb-faqen e Policisë së Kosovës