Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Objekteve (ESKlimave) — 2 vende
Vendi i punës: Ekipi i Specialistëve të Klimave / Njësia e Teknikëve / Sektori i Mirëmbajtjes / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve
Klasa: Profesional I
Koeficienti: 6.7
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtjen dhe servisimin e vazhdueshëm të aparateve të klimave në objektet e Policisë së Kosovës.
- Mirëmbajtjen e sistemit të klimatizimit qendror në objektet që kanë këtë lloj sistemi.
- Instalimin e aparateve të klimave në dhomat e serverëve të pajisjeve të IT-së.
- Mbushjen e aparateve të klimave me amoniak në objektet e Policisë së Kosovës.
- Kontrollin e vazhdueshëm të aparateve të klimave në dhomat e serverëve të pajisjeve të IT-së.
- Riparimin e defekteve që paraqiten në aparatet e klimave në objektet e Policisë së Kosovës.
- Rilokimin e aparateve të klimave sipas kërkesave të paraqitura nga regjionet.
- Demontimin dhe montimin e klimave të reja në bazë të kërkesave të aprovuara.
- Mbledhjen e informatave të inteligjencës nga të gjitha burimet në dispozicion gjatë ushtrimit të detyrës, sipas detyrimeve zyrtare.
- Kryerjen e punëve të tjera që ia përcakton mbikëqyrësi i drejtpërdrejt në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, pa cenuar dinjitetin e punonjësit.
Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:
- Shkollim i mesëm i paspecifikuar (Çertifikatë për profesionin e kërkuar).
- Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale.
- Çertifikatë të kryerjes së trajnimit përkatës, ose dëshmi të kryerjes së punëve të tilla.
- Aftësi profesionale dhe motivuese.
- Posedim të standardeve të larta etike.
- Shkathtësi organizative.
- Shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë.
Kërkesa shtesë:
- E dëshirueshme të ketë patentë shoferi.
- Gatishmëri për punë me orar të zgjatur.
Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës.
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët.
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.
- Të ketë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën.
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike.
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit.
Dokumentet e kërkuara:
- Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar; për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit, kopje e diplomës së nostrifikuar.
- Dëshmi për kualifikime të tjera dhe dëshmi për përvojën e punës.
- Kopje e patentë shoferit (e dëshirueshme).
- Certifikata e gjendjes penale (jo më e vjetër se 6 muaj).
- Çertifikata / ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj).
- Kopja e letërnjoftimit ose e pasaportës valide.
- Një fotografi të formatit 5 x 5.
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
- Aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohen me kujdes dhe nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara ose nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme, kandidati do të diskualifikohet.
Procesi i seleksionimit:
- Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë.
- Kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t'i nënshtrohen intervistës.
- Pozitat i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohen vetëm pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi.
- Kandidatët kanë të drejtë të ankohen për çdo fazë të testimit.
Informim:
- Informimi i kandidatëve lidhur me çdo fazë të testimit do të bëhet përmes publikimit të listave në ueb-faqen e Policisë së Kosovës, te rubrika "Mundësi e punësimit".
Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:
- Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 07.04.2026 deri më 22.04.2026.