Data: 07.04.2026
Referenca: 10/1-01/SRS/072/2026
Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Objekteve (ESE Gjenerator) - një (1) vend i lirë pune
Vendi i punës: Ekipi i Specialistëve të Elektros për Gjenerator / Njësia e Specialistëve të Gjeneratorëve / Sektori i Mirëmbajtjes / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve
Klasa: Profesional 1
Koeficienti: 6.7
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtjen e gjeneratorëve në të gjitha objektet e Policisë së Kosovës
- Servisimin e gjeneratorëve në të gjitha objektet e Policisë së Kosovës
- Kyçja e rrjetit elektrik përmes gjeneratorëve në të gjitha objektet e Policisë së Kosovës
- Grumbullimin e të dhënave për gjendjen e gjeneratorëve në të gjitha objektet e Policisë së Kosovës
- Pastrimi i gjeneratorëve në mënyrë gjenerale
- Kontrollimin e punës së gjeneratorëve në të gjitha objektet e Policisë së Kosovës
- Ndihmon teknikët e elektros në kuadër të objekteve
- Instalimi i gjeneratorëve në rezervarët për derivate të naftës
- Angazhimi në mbledhjen e informatave të inteligjencës nga të gjitha burimet në dispozicion gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare
- Kryerja e punëve të tjera që ia përcakton mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore
Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:
- Shkollim i mesëm i paspecifikuar (Çertifikatë për profesionin e kërkuar)
- Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale
- Aftësi profesionale dhe motivuese
- Posedim të standardeve të larta etike
- Shkathtësi organizative
- Shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë
Kërkesë shtese:
- Shkathtësi kompjuterike të aplikacioneve (Word, Excel, Power Point, Access)
- E dëshirueshme të ketë patentë shoferë
- Gatishmëri për punë me orar të zgjatur
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të ketë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike
- Të kalojnë me sukses procedurat e pranimit
Dokumentet e kërkuara:
- Formulari për aplikim së bashku me Deklarata (lidhur me pajtueshmërinë e hetimeve të së kaluarës)
- Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar (për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit, kopja e diplomas duhet të jetë e nostrifikuar)
- Dëshmi për kualifikime tjera, dëshmi për përvojën e punës
- Kopja e patentës së shoferit (e dëshirueshme)
- Certifikata e gjendjes penale (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Çertifikata / ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj)
- Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide
- Një fotografi të formatit 5 x 5
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
- Aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohen me kujdes dhe nëse konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret ose aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme, kandidati menjëherë do të diskualifikohet
- Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë; kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës
- Pozitat i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohen vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit
- Kandidatët kanë të drejtë të ankohen në çdo fazë të procesit të rekrutimit dhe seleksionimit
Informimi i kandidatëve lidhur me çdo fazë të testimit do të bëhet përmes publikimit të listave në ueb-faqen e Policisë së Kosovës, te rubrika "Mundësi e punësimit".
Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit: Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 07.04.2026 deri më 22.04.2026.