Titulli i vendit të punës: Zyrtar i Lartë për Menaxhimin e Objekteve (ES Metalpunues) – tri (3) vende të lira pune
Vendi i punës: Ekipi i Specialistëve/Metalpunues/Njësia e Teknikëve / Sektori i Mirëmbajtjes / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve
Klasa: Profesional 1
Koeficienti: 6.7
Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pacaktuar
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Punimin e grilave, të dritareve, për vendosjen e tyre në Qendrat e Mbajtjes, nëpër objektet e Policisë së Kosovës
- Punimin e grilave të dritareve për vendosjen e tyre në dhomat e dëshmive
- Punimin e grilave të dyerve për vendosje në dhomat e dëshmive
- Riparimin e rrethojave të objekteve për shkaqe sigurie
- Vendosjen e grilave metalike të objekteve në hapësirat me konfidencialitet të veçantë
- Ndërrimin e dyerve metalike në dhomat e dëshmive dhe qendrat e mbajtjes
- Vendosjen e dyerve metalike në dhomat me konfidencialitet të veçantë
- Vendosjen e bravave mbrojtëse nëpër dyer metalike
- Mbledhjen e informatave të inteligjencës nga të gjitha burimet në dispozicion gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare
- Kryerjen e punëve të tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore
Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:
- Shkollim i mesëm i paspecifikuar (Certifikatë për profesionin e kërkuar)
- Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale
- Aftësi profesionale dhe motivuese
- Posedim të standardeve të larta etike
- Shkathtësi në organizim
- Shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë
Kërkesa shtesë:
- E dëshirueshme të ketë patent shoferë
- Gatishmëri për punë me orar të zgjatur
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
- Të ketë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën
- Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike
- Të kalojë me sukses procedurat e pranimit
Dokumentet e kërkuara:
- Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar (për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit, kopjen e diplomës të nostrifikuar)
- Dëshmi për kualifikime tjera dhe dëshmi për përvojën e punës
- E dëshirueshme kopja e patentë shoferit
- Certifikata e Gjendjes Penale (jo më e vjetër se 6 muaj)
- Një fotografi të formatit 5x5
- (Për aplikimin në formë fizike) Çertifikata/ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj); kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide
Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:
- Bazuar në Ligjin për Policinë e Kosovës Nr. 04/L-076, Rregulloren Nr.02/2023 për Organizimin dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ 02/2023 mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës dhe aktet e tjera përkatëse; aplikacionet dhe dokumentacioni do të shqyrtohen dhe aplikantët që nuk plotësojnë kriteret ose paraqesin të dhëna të rrejshme do të diskualifikohen
Procesi i seleksionimit dhe verifikimit:
- Kandidatët e suksesshëm do të ftohen për testim me shkrim dhe me gojë
- Kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës
- Pozitat i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohen vetëm pas përfundimit të suksesshëm të këtij procesi
- Kandidatët mund të ankohen në çdo fazë të procesit të rekrutimit dhe seleksionimit
Informimi rreth fazave të testimit:
- Informimi do të bëhet përmes publikimit të listave në ueb-faqen e Policisë së Kosovës, te rubrika "mundësi e punësimit"
Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit:
- Konkursi do të jetë i hapur nga 07.04.2026 deri me 22.04.2026
Shënim: Informacionet lidhur me mënyrën e aplikimit, adresat, numrat dhe link-et për aplikim janë hequr nga kjo përmbledhje dhe janë vendosur në fushat përkatëse të kontaktit.