• Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
  • Punët
  • Rreth nesh
  • Për punëdhënësit
T'gjeta

Gjej punën e ëndrrave
Shpejt, lehtë, pa telashe.

Per pune kerkues

  • Gjej pune
  • Punë në Shqipëri
  • Punë në Kosovë

Per punedhenes

  • Shpalljet e punes
  • Profili i kompanise
  • Employer Branding
  • Na kontaktoni

Ligjore

  • Imprint
  • Politika e privatesise
  • Kushtet e perdorimit

© Copyright 2026 Talenta.

Apliko
Policia e Kosovës

Teknik për Instalime Elektrike (ESElektrikës)

Policia e Kosovës
Apliko
Ndertimtari & InxhinieriPrishtinë4 javë më parëFull Time

Titulli i vendit të punës: Teknik për Instalime Elektrike (ESElektrikës) – një (1) vend i lirë pune

Referenca: 10/1-01/SRS/076/2026

Data: 07.04.2026

Vendi i punës: Ekipi i Specialistëve të Elektrikës / Njësia e Teknikëve / Sektori i Mirëmbajtjes / Drejtoria e Menaxhimit të Objekteve

Klasa: Profesional 1

Koeficienti: 6.7

Kohëzgjatja e emërimit: Me afat të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mirëmbajtjen e vazhdueshme të sistemit të instalimeve elektrike nëpër të gjitha objektet e PK-së
  • Mirëmbajtjen e sistemit të alarmit kundër zjarrit në objektet e PK-së
  • Riparimin e sistemit të alarmit kundër zjarrit në objektet e PK-së
  • Instalimin e sistemit të ri të instalimeve elektrike në të gjitha objektet e PK-së
  • Riparimin e defekteve që paraqiten në objektet e PK-së
  • Kyçjen e UPS-ve për furnizim me energji elektrike si alternativ pas ndërprerjes së energjisë elektrike në dhomat e serverëve të pajisjeve të IT-së
  • Adaptimin e instalimeve në përputhshmëri me veprimtaritë që zhvillohen në hapësirat përkatëse
  • Angazhimin në mbledhjen e informatave të inteligjencës nga të gjitha burimet në dispozicion gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare
  • Kryerjen e punëve të tjera që ia përcakton mbikëqyrësi i drejtpërdrejt në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore

Shkollimi i kërkuar dhe shkathtësitë:

  • Shkollim i mesëm - çertifikatë e profesionit
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale
  • Certifikatë të kryerjes së trajnimit përkatës, apo dëshmi të kryerjes së punëve të tilla
  • Aftësi profesionale dhe motivuese
  • Posedim të standardeve të larta etike
  • Shkathtësi organizative
  • Shkathtësi të dëshmuara të komunikimit me shkrim dhe me gojë

Kërkesa shtesë:

  • E dëshirueshme të ketë patent shoferi
  • Gatishmëri për punë me orar të zgjatur

Kërkesat e përgjithshme për pranim janë:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje
  • Të ketë nivelin e arsimit dhe përvojën e punës të kërkuar për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës
  • Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike
  • Të kalojë me sukses procedurat e pranimit

Dokumentet e kërkuara:

  • Kopja e diplomës për arsimin e kërkuar (për kandidatët që kanë përfunduar shkollimin jashtë vendit: kopja e diplomës e nostrifikuar)
  • Dëshmi për kualifikime tjera dhe përvojën e punës
  • Kopje e patentë shoferit (e dëshirueshme)
  • Certifikata e gjendjes penale (jo më e vjetër se 6 muaj)
  • Çertifikata/ekstrakti i lindjes (jo më i vjetër se 6 muaj)
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës valide
  • Një fotografi të formatit (5 x 5)

Aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë rekrutimin:

  • Bazuar në aktet ligjore të përmendura, të gjitha aplikacionet dhe dokumentacioni i pranuar do të shqyrtohen me kujdes. Nëse gjatë shqyrtimit konstatohet se kandidati nuk i plotëson kriteret e përcaktuara për aplikim dhe punësim, ose nëse aplikacioni përmban të dhëna të rrejshme, kandidati menjëherë do të diskualifikohet.

Procesi i përzgjedhjes:

  • Kandidatët e suksesshëm do të ftohen të marrin pjesë në testimin me shkrim dhe me gojë. Kandidatët që kalojnë testin me shkrim do t’i nënshtrohen intervistës. Pozitat i nënshtrohen procesit të verifikimit dhe mund të plotësohen vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Data e fillimit dhe e mbylljes së konkursit: Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga data 07.04.2026 deri më 22.04.2026.