Përshkrimi
Kompania "Platoni-Al" shpk, e angazhuar në importin dhe tregtimin me shumicë dhe pakicë të gomave për automjete të të gjitha llojeve, po e zgjerojnë veprimtarinë e saj dhe po kërkon një Shofer.
Detyrat
- Kryerja e shpërndarjes së produkteve sipas itinerarit të përcaktuar.
- Sigurimi që mallrat të dorëzohen në afat dhe në gjendje të rregullt.
- Mbikëqyrja dhe kujdesi për automjetin, përfshirë karburantin, pastërtinë dhe kontrollin teknik.
- Ofrimi i ndihmës gjatë ngarkimit dhe shkarkimit të produkteve sa herë që paraqitet nevoja.
- Zbatimi i rregullave të komunikacionit dhe i standardeve të kompanisë.
Kualifikimet
- Të posedojë leje drejtimi.
- Përvoja e mëparshme si shofer shpërndarjeje përbën përparësi.
- Njohuri të mira për zonën lokale.
- Qasje e përgjegjshme, kujdes në punë dhe sjellje profesionale ndaj klientëve.
Kompania ofron
- Angazhim me orar të plotë dhe pagë konkurruese.
- Mjedis miqësor pune dhe qëndrueshmëri në punësim.