Pozicioni: Kuzhinier (Fast Food)
Vendndodhja: Tiranë
Koncepti: Sando & Soft-Serve Bar (kuzhinë e shpejtë, sistem i standardizuar)
Përshkrimi:
Pinkoi është një koncept modern ushqimi “Japanese-inspired urban”, i fokusuar në sanduiçe (sando), produkte të skuqura dhe dessert. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një sistem kuzhine të thjeshtë, të standardizuar dhe të riprodhueshëm, ku çdo anëtar i stafit mund të ndjekë proceset me lehtësi. Shefi i kuzhinës NUK ka rol kreativ klasik, por është përgjegjës për implementimin e sistemit, ruajtjen e cilësisë dhe organizimin e stafit dhe proceseve.
Detyrat:
Implementimi i sistemit të kuzhinës
- Ndjek dhe zbaton recetat standarde të Pinkoi (SOP)
- Siguron që çdo produkt të përgatitet njësoj çdo herë
- Nuk ndryshon recetat pa aprovimin e menaxhimit
Kontrolli i cilësisë
- Kontrollon cilësinë e produkteve (shije, teksturë, pamje)
- Siguron standardin Pinkoi
- Monitoron temperaturat dhe proceset e gatimit
Organizimi i stafit
- Trajnon stafin e kuzhinës sipas sistemit Pinkoi
- Siguron që çdo punonjës të kuptojë rolin e tij
- Menaxhon fluksin e punës
Përgatitja dhe operacionet ditore
- Organizon prep-in ditor
- Menaxhon fryer dhe stacione
- Kontrollon stokun
Higjiena dhe siguria
- Siguron standarde të larta higjiene
- Kontrollon pastrimin
- Respekton HACCP
Kontrolli i kostos
- Minimizon shpërdorimin
- Përdor sasinë e saktë
- Raporton problemet
Kualifikimet:
KËRKESAT
- Eksperiencë në kuzhinë
- Aftësi për të ndjekur sistem
- Disiplinë dhe përgjegjësi
- Aftësi menaxhimi stafi
- Anglisht bazë (preferohet)
ÇFARË KËRKOJMË NGA KY ROL
- Ndjek sistemin, jo ego personale
- Punon shpejt dhe pastër
- Fokus në konsistencë
- Ndihmon në ndërtimin e brand-it
Shënime:
OFROJMË
- Ambient modern
- Mundësi rritjeje
- Trajnim profesional
- Pjesë e konceptit unik
Pinkoi – No risk. No story