Përshkrimi
Rrjeti i dyqaneve “Pink ’n’ Blue”, i njohur për tregtimin me shumicë dhe pakicë të lodrave dhe artikujve të ndryshëm industrialë, është në kërkim të një Punonjës Showroom.
Adresa: Kashar
Detyrat
- Organizimi dhe vendosja e produkteve në showroom në mënyrë të rregullt dhe tërheqëse.
- Pritja e klientëve dhe ofrimi i ndihmës gjatë blerjes.
- Dhënia e informacioneve dhe këshillimi i klientëve për produktet në dispozicion.
- Mbikëqyrja e pamjes së përgjithshme dhe rendit të showroom-it.
- Ndjekja e porosive dhe bashkëpunimi me magazinën sipas nevojës.
- Angazhimi për përmbushjen e objektivave të shitjes.
- Ruajtja e komunikimit profesional dhe korrekt me klientët.
Kualifikimet
- Përfundimi i arsimit të mesëm ose të lartë.
- Shkathtësi shumë të mira në komunikim dhe në shërbim ndaj klientit.
- Aftësi të mira organizative dhe kujdes i lartë ndaj hollësive.
- Ndjenjë përgjegjësie, korrektësi dhe paraqitje profesionale.
- Gatishmëri për punë në ekip.
- Përvoja në shitje ose në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
Çfarë ofrojmë
- Një mjedis pune profesional dhe energjik.
- Mundësi për zhvillim në aspektin profesional.
- Kontratë të rregullt pune.
- Pagë konkurruese dhe mundësi për bonuse në bazë të performancës.