Përshkrimi
Kompania Pianeta sh.p.k është në kërkim të një Shitës/e.
Detyrat
- Ofron asistencë dhe udhëzim për klientët, prezanton produktet, kryen shitjet, mban të përditësuara raportet e shitjes dhe ndihmon në përmbushjen e synimeve të kompanisë.
Kualifikimet
Kërkesat:
- Të ketë arsim të mesëm ose universitar, pa kufizim drejtimi.
- Të posedojë shkathtësi në komunikim dhe në procesin e shitjes me klientë.
- Të ketë njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit, përfshirë Word, Excel dhe program faturimi.
- Të jetë dinamike, e sjellshme dhe me fokus te klienti.
- Të ketë aftësi organizative dhe qasje pozitive në bashkëpunim me të tjerët.
- Përvoja e mëparshme në shitje ose në shërbim ndaj klientit konsiderohet përparësi.
- Orari i punës është nga e hëna deri të premten, 5 ditë në javë, ndërsa e shtuna dhe e diela janë ditë pushimi.