Pozitë e lirë pune – Zyrtar/e për Shërbim ndaj Klientit (100%)
Lokacioni: Prishtinë
Fillimi i punës: Menjëherë
Për shkak të zgjerimit të ekipit në zyrën e re në Prishtinë, Phenix Tech L.L.C. është në kërkim të një Zyrtari/e për Shërbim ndaj Klientit (100%).
Nuk bëhet fjalë për shitje (No Sales).
Detyrat kryesore:
- Ofrimi i komunikimit dhe kujdesit ndaj klientëve përmes telefonit.
- Mbajtja e korrespondencës telefonike me klientë në gjuhën gjermane dhe franceze.
- Bashkërendimi i ekipeve dhe planifikimi i detyrave.
- Realizimi i detyrave administrative dhe i mbështetjes në zyrë.
Kualifikimet që kërkojmë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane dhe franceze (minimum niveli B2), si në komunikim verbal ashtu edhe me shkrim.
- Shkathtësi të mira në komunikim dhe organizim.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe me përgjegjësi.
- Besueshmëri, korrektësi dhe gatishmëri për bashkëpunim në ekip.
- Njohuritë bazë në programet kompjuterike (MS Office) konsiderohen përparësi.
Ne ofrojmë:
- Pagë fikse rreth 1,500 € neto.
- Mjedis pune modern dhe të këndshëm.
- Angazhime interesante dhe të ndryshme.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe përparim në karrierë.
- Kontratë të rregullt pune dhe siguri afatgjatë.