Përshkrimi:
Pozicion i Lirë Pune – Jurist/e
Pespa Alumin sh.p.k., një ndër kompanitë më të mëdha në industrinë përpunuese në vend, shpall pozicion të lirë pune për Jurist/e me eksperiencë dhe me licencë aktive avokatie.
Vendndodhja: Shkozet, Durrës
Paga: Konkurruese dhe në përputhje me kualifikimet dhe përvojën, pranohen kandidate dhe pa eksperiencë pune.
Detyrat:
- Hartimi dhe ndjekja e kontratave, anekseve dhe marrëveshjeve të ndryshme të shoqërisë.
- Mbështetje ligjore për departamentet e brendshme në çështje të përditshme operative.
- Përfaqësimi i shoqërisë përpara institucioneve shtetërore dhe gjykatave.
- Ndjekja e legjislacionit të ri dhe përditësimi i shoqërisë mbi ndryshimet ligjore.
- Sigurimi i përputhshmërisë ligjore të të gjitha veprimeve të kompanisë.
Kualifikimet:
- Diplomë e nivelit të dytë në Drejtësi.
- Licencë aktive avokatie.
- Pranohen dhe pa eksperiencë pune.
- Njohuri të thelluara në: e drejta civile, tregtare, administrative dhe marrëdhëniet e punës.
- Aftësi për të përfaqësuar shoqërinë në institucionet shtetërore dhe gjyqësore.
- Aftësi të shkëlqyera në hartimin dhe rishikimin e kontratave dhe dokumentacionit ligjor.
- Organizim, etikë profesionale dhe përgjegjshmëri të lartë.
Dokumentet e kërkuara:
Shënime:
- Nëse ke eksperiencë dhe integritet profesional dhe kërkon të punosh në një kompani serioze me perspektivë afatgjatë – bëhu pjesë e ekipit ligjor të Pespa Alumin!