Përshkrimi
Shoqëria Pespa Alumin Sh.p.k është një kompani e njohur në fushën e projektimit, prodhimit dhe instalimit të strukturave dhe fasadave prej alumini, dhe aktualisht synon të forcojë ekipin e saj me një Arkitekt me vizion të qartë dhe përvojë profesionale.
Pozita është e hapur për rolin e Arkitektit dhe vendi i punës ndodhet në Durrës.
Kualifikimet
Çfarë kërkohet?
- Diplomë universitare në Arkitekturë.
- Përvojë pune në projektim arkitektonik ose në fasada, e cila përbën përparësi të madhe.
- Njohje të programeve të projektimit si AutoCAD, Revit, 3D Max, Rhino, ose programe të ngjashme.
- Aftësi për bashkëpunim në ekipe multidisiplinare dhe për drejtimin e projekteve.
- Angazhim të lartë, kreativitet dhe komunikim profesional.
Paga & Përfitimet
- Pagë mujore prej 1500€ –1700€ - 2000 €, në varësi të eksperiencës dhe nivelit të aftësive profesionale.
- Mjedis pune profesional dhe modern.
- Angazhim në projekte sfiduese brenda dhe jashtë vendit.
- Mundësi për zhvillim në karrierë dhe trajnim të vazhdueshëm.