Përshkrimi
PERUTNINA PTUJ ALBANIA është në kërkim të Agjentëve të Shitjes për modelin ex-van, ku agjenti e merr mallin me automjet dhe ua shet klientëve drejtpërdrejt.
Kjo kompani bën pjesë në një grup ndërkombëtar me 15 kompani, me prani të produkteve në 37 shtete, 5.200 punonjës dhe 14 fabrika prodhuese. Ajo vepron nën MHP GROUP, ndërsa Perutnina Ptuj Albania është në pronësi të kompanisë sllovene Perutnina Ptuj d.o.o, e themeluar në 1905. Kompania renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj në Europë në fushën e produkteve të pulës.
Detyrat
- Zgjerimi dhe mirëmbajtja e portofolit të klientëve aktualë dhe atyre të mundshëm.
- Identifikimi i klientëve të rinj dhe grumbullimi i të dhënave për ta.
- Përmbushja e objektivave të shitjes sipas produktit, zonës dhe kategorisë së klientit.
- Zbatimi i itinerarit të përcaktuar të punës.
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientët, pranimi i porosive dhe regjistrimi i tyre në sistemin online.
- Ndërtimi i marrëdhënieve me drejtuesit kryesorë të bizneseve dhe prezantimi i përfitimeve të bashkëpunimit.
- Njoftimi i Manaxherit të Shitjeve për ecurinë e rezultateve dhe për problematikat e hasura, si edhe ndjekja e zgjidhjeve përkatëse.
- Sugjerimi i ofertave të ndryshme dhe mbledhja e informacionit të kërkuar për eprorët.
- Monitorimi i politikave të konkurrentëve në treg, si edhe raportimi i komenteve dhe ankesave të klientëve.
Kualifikimet
- Kandidati duhet të ketë përfunduar minimalisht arsimin e mesëm.
- Kërkohet leje drejtimi automjeti B e vlefshme prej të paktën 3 vitesh.
- Nevojiten aftësi shumë të mira komunikimi dhe marrëdhëniesh ndërpersonale.
- Kandidati duhet të jetë këmbëngulës dhe i orientuar drejt arritjes së objektivave.
- Përvoja e mëparshme si agjent shitjesh përbën avantazh.