Përshkrimi
Pelikani Security po rekruton 4–5 Punonjës të Sigurisë për angazhim pranë një institucioni bankar. Pozita u përshtatet personave që shquhen për përgjegjësi, korrektësi dhe komunikim të mirë, dhe që duan të jenë pjesë e ekipit të kompanisë.
Detyrat
- Të kujdeset për sigurinë e hapësirave të bankës, të punonjësve dhe të klientëve.
- Të mbikëqyrë hyrjet dhe daljet, si edhe të monitorojë ambientet e institucionit.
- Të zbatojë procedurat e sigurisë në përputhje me standardet e kompanisë dhe të institucionit.
- Të veprojë me profesionalizëm në raste të papritura dhe të raportojë çdo incident.
- Të bashkëpunojë me personelin e bankës për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe të qetë.
Kualifikimet
- Të ketë Licencën e Punonjësit të Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike (1.3A).
- Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe qasje profesionale në punë.
- Të jetë i përgjegjshëm, korrekt dhe i gatshëm të punojë me turne.
- Mosha maksimale e kërkuar është 60 vjeç.
Dokumentet e kërkuara
Ofrohet
- Pagë neto: 480 €.
- Kontratë e rregullt pune.
- Mjedis pune profesional dhe stabil.
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë dhe përkrahje nga kompania.