Kompania: Pelikani Security Sh.p.k
Pozicioni: Punonjës Sigurie
Departamenti: Sigurisë
Vendodhja: Green Coast, Palasë, Vlorë, Shqipëri
Përmbledhja e Pozicionit:
Punonjësi i Sigurisë është përgjegjës për kontrollin e hyrje-daljeve të personave dhe automjeteve, verifikimin e autorizimeve dhe monitorimin e zonave të kufizuara. Raporton dhe bashkërendon veprimet me shërbimin e sigurisë në raste incidentesh, emergjencash apo sjelljesh të dyshimta, zbaton protokollet e sigurisë dhe ruan konfidencialitetin e informacionit për të siguruar një ambient të qetë dhe profesional në Green Coast.
Qëllimi i Pozicionit:
Të garantojë sigurinë, rendin dhe kontrollin efektiv të aksesit brenda ambienteve dhe zonave të përgjegjësisë së resortit Green Coast, duke mbrojtur banorët, vizitorët, stafin dhe pronën, si dhe duke siguruar reagim të shpejtë dhe të koordinuar ndaj çdo incidenti apo emergjence.
Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore:
Kontrolli i Aksesit dhe Hyrje-Daljeve:
- Përshëndet dhe identifikon vizitorët, punonjësit dhe furnitorët që hyjnë në resort.
- Kontrollon hyrjen dhe daljen e automjeteve, stafit, banorëve dhe vizitorëve.
- Në bashkëpunim me shërbimin e sigurisë së Resortit, menaxhmentin dhe shërbimet administrative të Green Coast, kontrollon dokumentet dhe/ose lejet e hyrjes sipas rregullave të vendosura.
- Siguron që vetëm personat e autorizuar të hyjnë në zonat e kufizuara të resortit dhe zonat e tjera të Green Coast.
- Kryen inspektime të automjeteve që hyjnë dhe dalin.
- Lehtëson hyrjen e automjeteve emergjente si ambulanca dhe zjarrfikëse kur është e nevojshme.
- Mban shënime të sakta për të gjitha hyrjet dhe daljet dhe problematikat me sistemin dhe ndjek zgjidhjen e tyre.
Reagimi ndaj Incidenteve dhe Emergjencave:
- Koordinon me patrullën e sigurisë për veprime të shpejta dhe efektive në rast urgjencash.
- Lajmëron shërbimin e sigurisë për ndërhyrje në raste incidentesh ose konflikte, ruan rendin dhe qetësinë dhe informon menjëherë Drejtuesit e Sigurisë së Resortit dhe, nëse është e nevojshme, autoritetet për emergjenca (112).
- Merr masa të menjëhershme duke ndjekur procedurat nëse identifikohen rreziqe apo sjellje të dyshimta.
- Informon shërbimin e sigurisë për çdo lëvizje të rëndësishme apo situatë emergjente.
Patrullim & Mbikëqyrje:
- Kryen patrullime të rregullta në këmbë dhe me automjet në zonat e caktuara.
- Koordinon me Dhomën e Monitorimit të Sigurisë dhe raporton aktivitetet e dyshimta.
- Inspekton infrastrukturën kritike (porta, rrethoja, ndriçimi, hidrantë zjarri, etj.).
- Siguron që i gjithë pajisja e sigurisë të jetë funksionale.
Komunikimi dhe Raportimi:
- Përdor pajisjet e komunikimit (radio) për të informuar dhe bashkërenduar me shërbimin e sigurisë.
- Raporton çdo situatë të pazakontë apo shkelje të protokollit, si dhe aktivitete të tjera të dyshimta tek Supervizori i turnit dhe Menaxheri i Sigurisë.
- Ruajnë konfidencialitetin dhe trajton me kujdes informacionin e ndjeshëm që lidhet me sigurinë.
Zbatimi i Politikave të Sigurisë:
- Ndjek me përpikëri të gjitha protokollet dhe procedurat e sigurisë të vendosura nga resorti dhe zonat e tjera të Green Coast.
- Kontribuon në krijimin e një standardi të lartë sigurie dhe shërbimi ndaj banorëve dhe vizitorëve.
- Sigurohet që zona hyrëse dhe ambientet përreth të jenë të pastra dhe të sigurta për përdorim.
- Zbaton rregullat dhe rregulloret për zonat e Green Coast, duke përfshirë kontrollin e trafikut, rregullat e parkimit, kontrollin e zhurmës, si dhe rregullat për ndërtimet/kontraktorët.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Preferohet diplomë e shkollës së lartë/profesionale ose minimumi diplomë e shkollës së mesme.
- Certifikim si punonjës i SHPSF.
- Preferohet përvojë e mëparshme pune në siguri.
Kompetencat Kryesore:
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe integritet.
- Vëmendje e lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të identifikuar sjellje të dyshimta.
- Aftësi për të qëndruar në këmbë për periudha të gjata.
- Mosha deri 45 vjeç.
Kushtet e Punës:
Pelikani Security Sh.p.k është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik.
Çfarë ofrojmë:
- Transport për punonjësit që nuk janë nga Palasa ose Vlora.
- Akomodim i siguruar.
- Trajnim dhe certifikime profesionale nga Pelikani Security.
Pagesa:
- 850€ neto / muaj (periudha e zakonshme).
- 1,100€ neto / muaj gjatë sezonit të verës (Maj – Shtator).
Dokumentet e kërkuara:
Afati i aplikimit: 03/05/2026
Shënim: Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.