Përshkrimi
Patoko është platforma kryesore shqiptare e ride-hailing, aktive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Po rritemi me shpejtësi dhe kërkojmë një person të motivuar në pozicionin Specialist Customer Success që të jetë zëri ynë ndaj klientëve dhe tregtarëve tanë çdo ditë.
Detyrat
- Merr dhe menaxhon thirrjet telefonike nga pasagjerët dhe drejtuesit me qëllim zgjidhjen e problemeve të shpejta.
- Përgjigjet në kohë reale ndaj mesazheve dhe pyetjeve në chat nga klientët dhe tregtarët e platformës.
- Ofron support teknik bazë për çështje të lidhura me aplikacionin, llogarinë ose pagesat.
- Siguron informacion të saktë mbi shërbimet, tarifat, zonat e mbulimit dhe politikat e Patoko.
- Dokumenton ankesat dhe kërkesat e klientëve dhe koordinohet me ekipin teknik për zgjidhje.
- Identifikon probleme të përsëritura dhe raporton tek menaxhmenti me propozime për përmirësim.
- Ndërtimi i marrëdhënieve cilësore me tregtarët e regjistruar në platformë për rritjen e kënaqësisë dhe besnikërisë.
Kualifikimet
- Të paktën 1 vit përvojë në customer service, support ose role të ngjashme.
- Komunikim i qartë dhe profesional, verbal dhe me shkrim në gjuhën shqipe.
- Aftësi të mira organizative dhe menaxhim i situatave nën presion.
- Njohuri bazë e mjeteve dixhitale: email, chat, spreadsheets.
- Disponueshmëri për orare fleksibël sipas nevojave të platformës.
- Njohuri e platformave ride-hailing, food delivery ose e-commerce.
- Eksperiencë me mjete CRM si Intercom, Zendesk ose të ngjashme.
- Njohuri e gjuhës angleze ose serbishtes/maqedonishtes.
- Njohuri e bazave teknike të aplikacioneve mobile.
- Aftësi analize: identifikimi i trendeve nga komentet e klientëve.
Çfarë ofrojmë:
- Mundësi rritjeje të shpejtë në një startup në zgjerim rajonal
- Mjetet dhe trajnimet e nevojshme për të punuar me efikasitet
- Ambient pune bashkëpunues dhe dinamik
- Akses falas në shërbimet e Patoko
- Ekspozim ndaj tregut rajonal: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni
- Paketë kompensimi kompetitive bazuar në përvojë