Përshkrimi
Kompania është në kërkim të një Arkëtar/eje të rregullt dhe të besueshëm për menaxhimin e arkës si dhe realizimin e pagesave financiare të biznesit.
Detyrat
- Menaxhimi i arkëtimeve dhe administrimi i mjeteve monetare të kompanisë.
- Ekzekutimi i pagesave në përputhje me procedurat e brendshme të kompanisë.
- Dërgimi i parave në bankë dhe përcjellja e veprimeve bankare.
- Pagesa e shërbimeve utilitare dhe e obligimeve të tjera që kryhen në mënyrë periodike.
- Mbajtja e regjistrave dhe e dokumentacionit që lidhet me arkën.
- Pajtimi i gjendjes së arkës dhe raportimi i lëvizjeve financiare.
- Bashkërendimi me departamentin e financës për menaxhimin e saktë të pagesave dhe arkëtimeve.
Kualifikimet
- Të ketë përfunduar studimet e larta në drejtim ekonomik.
- Eksperienca në role të ngjashme konsiderohet përparësi.
- Të karakterizohet nga përgjegjshmëri, saktësi dhe integritet i lartë.
- Të posedojë aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
Ofrojmë
- Mjedis pune profesional dhe frymë bashkëpunuese.
- Trajnim dhe përkrahje gjatë fazës së adaptimit.
- Mundësi për avancim dhe zhvillim në karrierë.
- Pagë konkurruese.
Dokumentet e kërkuara