Agjent Shitjes në Terren
Përshkrim i shkurtër:
- Pozita përfshin shitjen e produkteve shëndetësore në terren dhe promovimin e tyre te klientët potencialë. Kandidati do të kryejë vizita tereni dhe do të përfaqësojë kompaninë edhe në udhëtime jashtë vendit sipas nevojës. Përdorimi i veturës personale dhe certifikimi i përshtatshëm kërkohen për këtë rol.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kryerja e shitjeve të produkteve shëndetësore në terren
- Vizita dhe takime me klientë potencialë
- Udhëtime jashtë vendit sipas nevojës
- Përdorim i veturës personale për aktivitetet e punës (vetura përdoret 2–3 orë në ditë)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Patent shoferi
- Veturë në shfrytëzim
- Certifikim nga Bashkimi Europian
Përfitimet:
- Derivatet mbulohen nga kompania
- Rrogë baze 500 euro, ose përqindje sipas performancës
- Bonuse çdo javë dhe çdo muaj