Përshkrimi
Furra e bukës Paneria, e vendosur në Don Bosko, po zgjeron ekipin dhe kërkon Specialist Brumi.
Paga: 1,200 – 1,500 €
Orari: 1 ditë pushim gjatë javës
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Kërkohet përvojë e mëparshme si specialist brumi, bukëpjekës ose në fushën e furrës.
- Duhet të keni eksperiencë në prodhimin e brumit.
- Nevojiten aftësi në përgatitjen e bukës dhe të produkteve të ndryshme të brumit.
- Vlerësohen përgjegjshmëria, korrektësia dhe angazhimi në vendin e punës.
- Kandidati duhet të jetë i aftë të bashkëpunojë me ekipin dhe të punojë në një mjedis me ritëm dinamik.
- Kërkohet zbatim i standardeve të higjienës dhe të cilësisë.
- Nevojitet gatishmëri për të punuar me orar fleksibël, në varësi të nevojave të biznesit.