PANDORA
PANDORA u krijua në vitin 1982 me një ide të thjeshtë: t’u japë grave mundësinë që të shprehin individualitetin e tyre përmes një bote aksesorësh me cilësi të lartë dhe çmime të arritshme. Sot, Pandora renditet ndër markat më të mëdha të aksesorëve në nivel global, me prani në mbi 100 shtete në gjashtë kontinente. Marka dizajnon, prodhon dhe shet aksesorë artizanalë dhe bashkëkohorë, të realizuar nga materiale cilësore dhe të ofruara me çmime të përballueshme.
Për të zgjeruar aktivitetin dhe për të fuqizuar ekipin, SF1Clips SH.P.K po kërkon një bashkëpunëtore që do t’i prezantojë produktet e kësaj marke në standard të lartë.
SHOP ASSISTANT - SHITËSE
Ju pritet të:
- Të zbatoni standarde të larta të shërbimit që përfaqësojnë këtë markë.
- Të njihni profilin e kompanisë dhe historikun e saj.
- Të mbani një nivel të lartë njohurie për produktet dhe koleksionet.
- Të kontribuoni në realizimin e objektivave të shitjes ditore, javore dhe mujore.
- Të ndërtoni dhe të nxisni një qasje profesionale në të gjitha aspektet e shërbimit ndaj klientit.
- Të kryeni me saktësi transaksionet financiare duke respektuar politikat dhe procedurat e kompanisë.
- Të merrni pjesë në proceset e inventarit.
- Të tregoni fleksibilitet për turnet e punës, fundjavat dhe festat.
- Të krijoni marrëdhënie të mira me pjesëtarët e tjerë të ekipit dhe të ofroni një përvojë të veçantë për klientët.
Aftësitë dhe përvoja e dëshiruar:
- Minimumi arsim i mesëm profesional.
- Së paku një vit përvojë në aktivitete të shitjes ose të shërbimit.
- Përparësi ka përvoja e përshtatshme me aksesorë ose mallra luksoze.
- Aftësi të mira në komunikim dhe shitje.
- Përkushtim dhe etikë në punë.
- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.
Çfarë ofrojmë:
- Trajnim profesional sipas standardeve të larta të markës Pandora.
- Pagë fikse me mundësi për bonus sipas objektivave mujore të arritura.
- Mundësi për punësim afatgjatë.
- Zhvillim profesional dhe mundësi avancimi brenda ekipit dhe organizatës.
- Një ditë pushimi shtesë për ditëlindje.
- Një ambient pune të këndshëm me ekip profesional dhe të motivuar.
Bashkimi me ekipin Pandora ju jep mundësinë të punoni me njerëz të shkëlqyer që ndajnë pasionin për modën dhe aksesorët e klasës së lartë. Kjo pozitë ofron rastin të bëheni pjesë e një marke globale autentike, si edhe të mësoni e të zhvilloni më tej karrierën tuaj.