KONKURS PUNE
- MATËS PËR INTERIER
Kompania Palma shpall konkurs për pozitën:
Matës për kuzhina, dollapa dhe interier
Përgjegjësitë kryesore:
- Kryerja e matjeve të brendshme në objekte, banesa, shtëpi dhe lokale afariste
- Marrja e masave precize për kuzhina, dollapa, garderoba dhe elemente të tjera të interierit
- Evidentimi i dimensioneve, këndeve, lartësive dhe pozicioneve teknike
- Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e projektimit dhe prodhimit
- Sigurimi që matjet të jenë të sakta për procesin e prodhimit dhe montimit
- Vizita në terren sipas kërkesave të klientëve dhe projekteve
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë pune në matje të interierit, mobilieve ose ndërtimtari
- Njohuri të mira në leximin e planeve dhe vizatimeve teknike
- Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi të mira komunikimi me klientët dhe ekipin
- Patentë shoferi, kategoria B (preferohet)
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient profesional pune
- Mundësi zhvillimi dhe avancimi në kompani
- Punë afatgjate në një kompani serioze dhe në rritje
- Arkitekte për sallon (Prizren, Gjilan)
Përgjegjësitë kryesore:
- Projektimi dhe dizajnimi i kuzhinave, dollapave dhe interierit të brendshëm
- Këshillimi i klientëve në sallon për zgjedhjen e materialeve, ngjyrave dhe zgjidhjeve funksionale
- Hartimi i vizatimeve teknike dhe prezantimeve 3D
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit dhe montimit
- Përshtatja e projekteve sipas kërkesave dhe buxhetit të klientit
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë në Arkitekturë ose dizajn interieri
- Përvojë pune në fushë (preferohet)
- Njohuri në programe si AutoCAD, SketchUp, 3ds Max ose të ngjashme
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi
- Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve